Skandali në Shkodër/ Dëshmia e vajzave: Na detyronin të shihnim filma erotikë

May 19, 2016 | 10:39
SHPËRNDAJE

Rasti i abuzimit seksual të 3 vajzave të mitura në Rezidencën e Fëmijëve në Shkodër ka tronditur opinionin publik.

shtepia e femijes

Të tjera detaje e bëjnë edhe më të rëndë ngjarjen. Nga dëshmitë e dhëna në polici, fëmijët e pyetur një nga një, pas publikimit të rastit një ditë më parë nga prokuroria e Shkodrës, mësohet se ata ishin totalisht të lënë jashtë kontrollit.

Ata kanë rrëfyer se në Rezidencën e Fëmijës detyroheshin të shihnin edhe filma erotikë, teksa punonjësit e qendrës largoheshin për orë të tëra.

Të miturat e moshës 6, 8 dhe 11 vjeç janë pyetur në prani të një psikologie nga prokurorët që po hetojnë skandalin.

“Në jetimore ka patur një platformë dixhitale dhe fëmijët më të mëdhenj na detyronin të shihnim filma erotikë kur kujdestarët nuk ishin në qendër”, janë shprehur të miturat, mëson “Panorama.al”.

Edhe Prokuroria në njoftimin e saj për shtyp thoshte se abuzimi seksual ka ndodhur për shkak të neglizhencës së punonjësve të qendrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura