Agron Cane takim në Prokurori një ditë pas përgjimit, del videoja e tretë me Elvira Gegën

Aug 20, 2014 | 9:10
SHPËRNDAJE

AGRON CANE DUKE DALE DJE NGA GJYKATA
Videoskandali, zbulohen edhe dy regjistrime bisedash

Sekretari i deputetit të PS informohet për videon: Takohemi në një vend të qetë.

Zbulohet përgjimi i tretë mes nënës së 4 fëmijëve Elvira Gega dhe Agron Canes, sekretarit të deputetit të Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima. Regjistrimi është i ndarë në dy pjesë.
Fillimisht është një telefonatë e shkurtër mes tyre për të lënë vendin e takimit. Më pas është filmuar se si ka ndodhur takimi. Ky përgjim është bërë më datë 15 gusht, pra të nesërmen e realizimit të kamerës së fshehtë, ku gruaja 40-vjeçare, vejushë prej 5 vitesh, i çori maskën 60-vjeçarit Cane, i cili në zyrën e PS-së në Sarandë i ofroi punë në këmbim të orgjisë me të dhe vajzës 14-vjeçare. Videoskandali u bë publik të shtunën, më 16 gusht, nga gazetari i njohur Artur Çani në televizionin “News 24”, ndërsa një kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe korrespondenti i Sarandës, Telnis Skuqi.

PJESA E PARË E PËRGJIMIT
Agron Cane ka arritur ta marrë vesh se i është realizuar një kamera e fshehtë më datë 14 gusht, ende pa u mbushur 24 orë. Të nesërmen, më datë 15 gusht, që me mëngjes, ai i kërkon Elvirës gjatë gjithë ditës me këmbëngulje që të takoheshin. Kanë rënë dakord për t’u parë po atë mbrëmje, në Sarandë, por jo për vendin. Pikërisht telefonatën për të lënë vendtakimin, Elvira Gega e ka regjistruar. Sekretari i deputetit është treguar xhentil dhe e ka lënë në dëshirën e gruas zgjedhjen e lokalit, por duke i sugjeruar Butrintin. Kërkesa e vetme e Agron Canes ka qenë që takimi të ndodhë në një vend të qetë. Dhe siç duket, “qetësia” u gjend te “Demi”, një lokal që nuk kuptohet qartë nëse quhet kështu apo është emri i pronarit. “Te Demi thua ti?”, e pyet Agron Cane, ndërsa Elvira Gega i konfirmon: “Po, hajde te Demi. Hajde te Demi më mirë”. Ndërkaq, Cane shqetësohet për intimitetin: “Po është qetë atje, se nuk dua….”. Elvira Gega e qetëson: “Atje ka vetëm turista të panjohur, që as ty nuk të njofin as mua nuk më njofin”. “E mirë atje, dakord hajde, takohemi atje”, vendos përfundimisht sekretari i deputetit të PS-së. Rreth gjysmë ore më pas, ata të dy takohen. Këtu Elvira Gega nis filmimin, që përbën videon e tretë…

PJESA E DYTË E PËRGJIMIT
Agron Cane dhe Elvira Gega takohen me fjalën “prokurori” në gojë. Mësohet se 60-vjeçari ka qenë në Prokurorinë e Tiranës, siç tregon ai vetë, por mbetet e paqartë koha se kur ka qenë. “E ç’të tha prokurori ty? Ç’do në Prokurori ti?”, e pyet Elvira Gega, ndërsa Agron Cane i përgjigjet: “Isha në Prokurori të Tiranës”. Gjithashtu mbetet për t’u zbardhur nëse sekretari i deputetit e ka marrë vesh nga organet hetimore se është filmuar me kamera të fshehtë, apo ia ka thënë vetë 40-vjeçarja. Pjesa e dytë e përgjimit, që është 2 minuta e 45 sekonda, është më tepër tregues i ambientit se ku po ulen; një vend me shumë njerëz e zhurma, ndaj Agron Cane i kërkon Elvira Gegës që të largohen në ndonjë kënd më të qetë, ndërkohë që i japin porosinë kamerierit. Këtu përfundon ky përgjim, për të rinisur disa minuta më vonë, bisedë që zgjat 4 minuta e 55 sekonda, të cilën dje gazeta “Panorama” e kishte të transkriptuar të plotë.

PERGJIMET
TRANSKRIPTIMI I PËRGJIMI TELEFONIK, DATË 15 GUSHT
Agron Cane: Ok.
Elvira Gega: Edhe e shumta për gjysëm ore jam në Sarandë. Ku do ta pimë kafen?
Agron Cane: Ku do ti ta pimë?
Elvira Gega: Ku dua unë ta pi?
Agron Cane: Në një vend që të jemi qetë.
Elvira Gega: Në një vend që të jemi qetë…. Po ku p.sh, ku?
Elvira Gega: Te Butrinti këtu, te Demi?
Agron Cane: Te Demi thua ti?
Elvira Gega: Po hajde te Demi. Hajde te Demi më mirë
Agron Cane: Po është qetë atje, se nuk dua….
Elvira Gega: Atje ka vetëm turista të panjohur, që as ty nuk të njofin, as mua nuk më njofin.
Agron Cane: E mirë atje, dakord hajde, takohemi atje.
Elvira Gega: Ok, kur të vete atje të marr unë në tel.
Agron Cane: Bëmë zile se të marr vetë unë.
Elvira Gega: Ok, s’ka problem se kam ofertë, po hajt
Agron Cane: Hajt mirupafshim!
Elvira Gega: Mirupafshim!

TRANSKRIPTIMI I PJESËS SË DYTË TË PËRGJIMIT TË 15 GUSHTIT NË MBRËMJE, VIDEO 2:45 MIN.
Elvira Gega: E ç’të tha prokurori ty? Ç’do në Prokurori ti?
Agron Cane: Isha në Prokurori të Tiranës
Elvira Gega: Jo, s’e kam dëgjuar.
Agron Cane: Jo, e ke shumë gabim, fillimisht nuk të kam marrë asnjëherë në telefon. Do ishte mirë të ulej kjo muzika.
Agron Cane: Do ikim nga ana andej.
Elvira Gega: Ku do ikim, do të ikim nga ana andej. Hajde ikim andej.
Kamerieri: Ujë pa gaz?
Agron Cane: Po mirë kështu frappe, s’ka asnjë gjë?
Kamerieri: Jo jo, as lëng frutash.
Agron Cane: Ça pihet këtu? Për ata që nuk pinë alkool.
Kamerieri: Ka kokteil analkoolik, Red Bull.
Agron Cane: Po s’dua sheqer, kjo është e keqja.

TRANSKRIPTIMI I SHKURTUAR I BISEDËS SË DATËS 15 GUSHT, GJATË TË NJËJTËS MBRËMJE, QË U BOTUA DJE NË “PANORAMA”
Agron Cane: Dëgjomë mua një çikë, dëgjomë. Ti nuk e di, ti kishe bërë një plan.
Elvira Gega: Jo, nuk kisha asnjë plan…
Agron Cane: Të më bëje dëm mua…
Elvira Gega: E ke shumë gabim, Agron.
Agron Cane: Nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Nuk ka asnjë shpjegim dhe unë e di pse më erdhi keq, them se kush të ka nxitur që të më bëje një veprim të tillë. Se unë…
Elvira Gega: Asnjë, për kokë të fëmijëve, asnjë. Bile para një muaji më ke indinjuar shumë nga kjo gjë…
Agron Cane: Pse?
Elvira Gega: Sepse ke kërkuar gjithmonë… Sa herë kam ardhur unë në zyrë, ti nuk më ke qarë hallin që unë kam ardhur… Të kam ardhur me duart gjak.
Agron Cane: E ke gabim…
Elvira Gega: Një sekondë, një sekondë të lutem. Kam ardhur me duart gjak…
Agron Cane: Edhe s’të kam qarë hallin?
Elvira Gega: Çfarë halli më ke qarë ti?! Që të më ngushëlloje duke më kërkuar ëëë…
Agron Cane: Të kam prit me qindra herë.
Elvira Gega: Prit pak… që të më ngushëlloje duke mëëëë… Gjithmonë sa herë vija, më thoshe “o sa e mira je, kur do bëjmë seks?”. Kjo është çështja, më vjen keq tani. Tani të flasim hapur se për kokë të fëmijëve nuk kam as incizim, as
kamera. Do të më bësh lakuriq, je i sigurt që të më bësh se çfarë të duash.
Agron Cane: Një minutë të flas unë tani… Pse ai ishte problem? Ai ishte problemi??? Po të shikosh ti, po të shikosh ti… (ndërkohë i kap duart Elvira Gegës).
Elvira Gega: Hiqma dorën se do shikojnë njerëz andej e do thonë… Jo, jo, se nuk dua unë…
Agron Cane: Po nuk të…
Elvira Gega: Hiqma dorën se nuk dua të më shikojnë… Mua më njohin këta kamerierët.
Elvira Gega: Ti mua më ke deklaruar direkt online, më ke deklaruar kaq herë që unë dua vajzën tënde për…
Agron Cane: Kur?
Elvira Gega: Si? Kur?! Sa herë. Që kur erdhi vajza ime në zyrë që do venim në dyqan, që erdha me Baftjarin atë ditë…
Agron Cane: Vetëm atë ditë të thashë…
Elvira Gega: Dhe më mbrapa më the që vajza është shumë e zhvilluar, vajza do seks the.
Agron Cane: Po, po. Ma tha këtë, ma tha këtë…

 VIDEO

ELISABETA ILNICA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura