SKANDALI NE MAQEDONI/ Ilir Meta në listën e politikanëve të përgjuar, zbardhet biseda me Thaçin

Apr 29, 2015 | 7:40
SHPËRNDAJE

Skandali i përgjimeve në Maqedoni ka zbuluar se pjesë e atij skenari kanë qenë edhe politikanët në Shqipëri. Mediat nga Maqedonia dhe Kosova thonë se sipas transkripteve të bisedave të përgjuara, të publikuar këtë të martë nga LSDM, mes politikanëve të përgjuar është edhe kryeparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta

Agjencia “Lajmpress” shkruan se bëhet fjalë për një bisedë mes Metës dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, e zhvilluar më 19 nëntor të vitit 2012, shkruan “Lajmpress”.

Mësohet gjithashtu se transkriptet përmbajnë edhe një bisedë të ish-ambasadorit shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. 

Biseda mes Metës dhe Thaçit i përket nëntorit të vitit 2012-të, ndërsa pjesë të tyre janë të publikuara nga opozita maqedonase. 

 

Biseda e plotë Thaçi-Meta:

M.TH: Mos po të pengoj?

I.M. : Jo, jo. Tani e pashë. Kërkoj falje, sepse tani e pashë. (paraprakisht M. TH. i ka shkruar një SMS). Si je?

M.TH. Mirë, mirë. Të shtunën do të organizoj një manifestim modest dhe kam dëshirë që të vish. E kam ftuar vetëm Daut Haradinajn dhe ty. Ke mundësi të vish?

I.M.: Në Tetovë?

M.TH: Po, po, rreth orës 4. Nuk do të ftojë askënd tjetër. Kam dëshirë të vish.

I.M.: Do të vij patjetër, do të lë të gjitha obligimet tjera.

M.TH: Faleminderit shumë. Domethënë të shtunën, ora 16.

I.M. Mirupafshim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura