Skandali në jetimore, Vokshi: Drejtoreshë u bë një këngëtare (video)

Jul 8, 2015 | 7:00
SHPËRNDAJE

Video skandali i jetimores së Shkodrës, ku tre kujdestare shfaqeshin duke dhunuar fëmijët ka shkaktuar debat edhe në komisionin e Shëndetësisë.

Komisioni i Shendetesise

Kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi ka kërkuar inspektim të jetimoreve në vend, pas ngjarjes së një dite më parë.

Sipas saj gjendja në jetimore ka degraduar edhe për shkak se në krye të këtij institucioni (drejtoresha Anjeze Gjeluc) është emëruar një këngëtare.

Debati në Komision

Albana Vokshi: Duhet të inspektohen të gjitha qendrat e jetimoreve pas kësaj ngjarje tronditëse. Kjo vjen edhe për shkak se në krye të jetimore është vendosur një këngëtare.

Klodiana Spahiu: Rasti i izoluar, nuk duhet përgjithësuar. Rasti nuk duhet të përdoret politikisht.

Olta Xhaçka: Kërkesa e Vokshit është shumë e drejtë. Duhet të nisë kontroll i gjithë rrjetit social në shërbime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura