Skandali në jetimore, lihet në burg ish-drejtoresha dhe 4 punonjëset

May 20, 2016 | 12:21
SHPËRNDAJE

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg ish-drejtoreshën e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë dhe katër punonjëset e arrestuar fill pas skandalit, pasi tre vajza të mitura rezultuan të abuzuara seksualisht dhe shumë fëmijë të tjerë të dhunuar e keqtrajtuar.

Rezidenca e fëmijëve në Shkodër
Rezidenca e fëmijëve në Shkodër

Në seancën e sotme, pasi dëgjoi akuzën, trupi gjykues caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ato akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”.

Të arrestuarat 

A. Llazani, ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër

B. R. Camaj, punonjëse e Qendrës

C. Sh. Nishani, punonjëse e Qendrës

D. N. Rramolli, punonjëse e Qendrës

E. V. Marku, punonjëse e Qendrës

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura