Fshehja e urdhrit për Frrokun, lirohet ish-drejtori i Interpolit. Avokati: S’ka bërë asgjë të paligjshme, qëndrimi i Didit, i papranueshëm

Apr 1, 2015 | 13:18
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gjykata ka liruar sot ish-drejtorin e Interpolit te Tiranes, Artan Bajraktari, arrestuar per mosdergimin e urdherit te interpol Brukselit per arrestimin e deputetit Mark Frroku.

Gjykata ka vleresuar te paligjshem ndalimin e Bajraktarit dhe ka rrezuar kerkesen e akuzes per “detrim paraqitje’, pezullim nga detyra dhe vleresim te ligjshem te arrestit.

Pas ketij vendimi, mbi Bajraktarin nuk rendon asnje akuze. Nderkohe qe per specialisten Alla, gjykata ka vendosur detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra. 

Mark Frroku/ Artan Bajraktari

Avokati i Bajraktarit: S’ka bërë asgjë të paligjshme. Reagimi i Didit, i papranueshëm 

“Ishte një veprim cinik, i pashpirt, i pamençur…Jam i lumtur që gjeti korigjim të shpejtë nga gjykata…S’ka llogjikë absolutisht nuk mund të ngrihet një proces penal i këtij karakteri ndaj tij…Nuk ka absolutisht gjë të paligjshme në veprimet e Bajraktarit, kur e tëra është e ligjshme dhe tërësisht e rregullt”, tha avokati pas seancës. 

“I gëzuar për vendimin e gjykatës. S’ka vepër penale të shpërdorimit kur s’ka pasojë të ardhur…se s’ka ardhur urdhër-ndalimi…”, vijoi ai.

Ardian Visha, avokati i ish kreut te Interpol Tirana, Artan Bajraktari, duke dale nga Gjykata e Tiranes, ku eshte vendosur detyrim paraqitje per klienti e tij.

Çfarë provash paraqiti prokuroria? 

E-maile të sistemit…I gjithë sistemi i Interpolit është kompatibël me TIMS…s’ka polic mos të ketë akses në këtë system…çfarë fshehje ka këtu?

S’ka rëndësi ka njoftuar apo s’ka njoftuar…

Qëndrimi i drejtorit të përgjithshëm, tërësisht i papranueshëm…

Bajraktari ka integritet profesional dhe moral në punë. 

*** 

Dy dite me pare, prokuroria urdhëroi arrestimin e drejtorit të Interpol Tirana Artan Bajraktari dhe specialistes së kësaj zyre, shtetases Loreta Alla.

Ata akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi me mosveprimet e tyre kanë penguar ekzekutimin e urdhrit të arrestit ndaj deputetit shqiptar që akuzohet se ka kryer vrasje në shtetin belg në vitin 1999.  

“Panorama” shkruan sot se urdhri i arrestit i Interpolit të Brukselit për akuzën e vrasjes ndaj deputetit shqiptar Mark Frroku është mbajtur pa u zbatuar nga Shqipëria që prej datës 8 janar 2015 deri më 27 mars të këtij viti.

Ish drejtori i Interpolit, Artan Bajraktari dhe ish-specialistja e zyrës nuk kanë njoftuar sipas ligjit Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme për dosjen e përcjellë nga Interpol Brukseli.

Bëhet fjalë për materialin njoftues të ardhur nga Belgjika në lidhje me shpalljen në kërkim ndërkombëtar të shtetasit Mark Frroku, i akuzuar për veprën penale të “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”.

Dy zyrtarët e arrestuar akuzohen se kanë shkelur nenin 38/1 të ligjit nr.10193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, ku parashikohet se: “Zyra e Interpolit, me marrjen e një urdhri ndërkombëtar arrest, nga një shtet i huaj kundër një shtetasi shqiptar, në të cilën deklarohet qëllimi i shtetit kërkues për ekstradimin e personit, menjëherë dhe gjithsesi, brenda 5 ditëve, ia përcjell Ministrisë së Drejtësisë”.

Per kete u ndaluan Bajraktari dhe Alla, nderkohe qe vetem nje dite me pare dha doreheqjen kryepolici Artan Didi, duke njohur pergjegjesine morale qe nuk mundi te parandaloje ate qe ndodhi ne zyrat e Interpol per ceshtjen “Frroku”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura