Skandali me vjedhjen e pasaportave, Berisha: Janë në duart e ISIS dhe mafies

| 13:42
SHPËRNDAJE
 

Ish-kryeministri Sali Berisha jep alarmin se pasaportat shqiptare qe u vodhen ne Athine jane ne duart e ISIS dhe te mafies, duke perbere keshtu nje rrezik te madh.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Berisha shkruan se “Burime serioze njoftojne se ” vjedhja “ e tyre duket se eshte realizuar kundrejt shumes se paku 2 milione euro. Ato mund te perdoren nga grupet me te rrezikshme terroriste te ISIS qe po largohen nga Siria por edhe nga baronet e droges te Shqiperise, Ballkanit dhe Amerikes Latine etj etj”.

1

Postimi i Berishes 

Qindra pasaporta te “vjedhura”, ne duart e grupeve terroriste te ISIS dhe mafies, rrezik i madh!

Ky eshte nje megaskandal tjeter i narkoshtetit te Kakistokracise te Tiranes. Ato mund te perdoren nga grupe terroriste te ISIS dhe mafia shqiptare dhe rajonale e me gjere dhe kercenojne keshtu sigurine kombetare dhe nderkombetare.

Miq, vjedhja e qindra pasaportave shqiptare ne Athine perben nje superskandal, rrezik serioz per sigurine kombetare jo vetem te Shqiperise por dhe me gjere. Burime serioze njoftojne se ” vjedhja “ e tyre duket se eshte realizuar kundrejt shumes se paku 2 milione euro. Ato mund te perdoren nga grupet me te rrezikshme terroriste te ISIS qe po largohen nga Siria por edhe nga baronet e droges te Shqiperise, Ballkanit dhe Amerikes Latine etj etj.

Per kete superskandal me rrezikshmeri te larte ne radhe te pare per sigurine e vendit dhe qytetareve shqiptare, Çiraku i Baton Stanishiqit vazhdon te heshte dhe nuk ka nxjerre asnje pergjegjesi sikur te kishte ndodhur ne nje vend tjeter.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete superskandal te regjimit kakistokratik te Tiranes, i bej thirrje Interpolit te beje çdo perpjekje per zbulimin e grupeve kriminale, terroriste qe “vodhen” kundrejt shumave marramendese qindra pasaporta te narkoshtetit shqiptar! sb

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.