Skandali me të dhënat personale të votuesve, GJKKO kërkesë Shkullakut dhe Bushatit të dorëzojë databazën

Apr 19, 2021 | 10:04
SHPËRNDAJE

Andi Bushati- Armand ShkullakuGjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u ka bërë një kërkesë ndaj drejtuesve të portalit, “Lapsi.al” për të dorëzojnë databazën me të dhënat personale të 910 mijë personave.

Burime për News24 bëjnë me dije se GJKKO me kërkesë të SPAK, ka vendosur të detyrojë gazetarët, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati të cilët publikuan të parët të dhënat në portalin “Lapsi.al” që të dorëzojnë databazën e sistemit të patronazhit.

Burime bëjnë të ditur se  Bushati dhe Shkullaku kanë refuzuar që të dorëzojnë databazën në GJKKO, me arsyetimin se duan të ruajnë privatësinë e burimit që zbuloi vjedhjen e informacioneve sensitive të votuesve.

Andi Bushatii-Armand-Shkullaku-Skandali-Patronazhi-Gjykata-SPAK-votuesit-Patronazhi (1)

Tre dite më parë gazetari Andi Bushati tha për mediat, se materialin e ka pasur në dispozicion një javë para se ta bënte publik, ndërsa prokurorët- tha ai- i kanë kërkuar burimin e këtij materiali.

Analisti Bushati tha gjithashtu se Prokurorisë i kishte kërkuar të hetojnë mbi një indicie. Bëhet fjalë për rastin e gazetarit Flamur Vezaj i cili ndodhet në Amerikë, por të dhënat e tij janë dekonspiruar pasi i ka vendosur në e-albania për aplikim për pasaportë.

“Një javë para publikimit e kisha këtë material. Nuk kam besim se prokuroria do ta gjejë të vërtetën e kësaj ngjarje. Kur krimi shkon lart, ai mbetet pa fajtor.

Prokurorët ishin të interesuar kush ishte burimi, si kishim rënë në kontakt me këtë gjë. Ishte një seancë e shkurtër dhe u mbyll me kaq.

Unë pashë një shkrim të kolegut tuaj, Flamur Vezaj i cili prej 4 vitesh është në Amerikë dhe ka dorëzuar të dhënat për pasaporte vetëm te e-albania dhe të dhënat e tij pa ardhur në Shqipëri janë dekonspiruar  me këtë kontakt që ka pasur me shtetin shqiptar. Këtë ja thashë prokurorëve dhe është një indice e mirë për të cilën mund të hetojnë.

Ata kërkuan që të dorëzojmë provën. Ne nuk e dorëzuam, sepse kjo ishte kontrata jonë me burimin. E vetmja gjë që ka ndërmarrë prokuroria është që ka një urdhër për mos shkatërrimin e provës. Privatisht unë ja thashë dhe prokurores, në dijeninë time neni 122, nxjerrja e të dhënave personale nuk është në kompetencën e SPAK”, tha Bushati.

Andi Bushatii-Armand-Shkullaku-Skandali-Patronazhi-Gjykata-SPAK-votuesit-Patronazhi (2) Andi Bushatii-Armand-Shkullaku-Skandali-Patronazhi-Gjykata-SPAK-votuesit-Patronazhi (3) Andi Bushatii-Armand-Shkullaku-Skandali-Patronazhi-Gjykata-SPAK-votuesit-Patronazhi (4) Andi Bushatii-Armand-Shkullaku-Skandali-Patronazhi-Gjykata-SPAK-votuesit-Patronazhi (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura