Skandali me sanitaren tek ‘Covid2’/ Manastirliu: Ja pra që ka edhe çibanë e batakçinj të tillë. Toleranca do jetë zero në çdo strukturë e ndëshkimi maksimal

Jan 16, 2021 | 14:18
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka komentuar sot për herë të parë historinë e publikuar në media ku sanitarja e Spitalit Covid2 ka zhvatur 8 milionë lekë nga vajza e një paciente të shtruar tek “Shefqet Ndroqi”.

Sipas ministres, mund të ketë edhe raste të tjera, dhe ftoi qytetarët të denoncojnë me fakte nëse përballen me të tilla abuzime.

Manastirliu paralajmëroi se “toleranca do jetë zero në çdo strukturë e ndëshkimi do jetë maksimal”.

Deklarata e Manastirliut:

Këto nuk janë ditë të këqija, jo është ditë e mirë sa herë një qytetar bën një denoncim e fakte e na jep ne të gjithëve mundësinë për të larguar e pastruar këta çibanë nga sistemi ynë shëndetësor.

S’ka dyshim që 1, 2 qoftë e 3 individë që abuzojnë me një detyrë të shenjtë që ju është ngarkuar për  të bërë e s’mund të përfaqësojnë armatën e mjekeve, infermiereve e sanitareve e shoferëve atyre që shërbejnë në sistemin tonë shëndetësor e sakrifikojnë përditë.

Sic kemi parë rastin e qytetares që denoncoi mund të kemi dhe tjetër rast që mund të denoncohet por kemi dhe mijëra të tjerë që janë falënderues për ata mjekë  e infermiere

Kam një thirrje këtu për të gjithë qytetarët mos bini pre e askujt informoni autoritetet nëse ka dicka që ju penalizon në marrjen e shërbimit.

Ja pra që ka dhe batakçinj të këtij lloji e që shkaktojnë një dëm shumë të madh e dëm të dyfishtë, e para shkel besimin e familjarit që i kan lënë në duar të atij shërbëtori, mjeku jetën e të afërmit të tij e kjo është e neveritshme e meriton ndëshkim e dënim maksimal e kur ne kemi reaguar direkt.

E dyta ata na bëjnë një dëm shumë të madh se godasim një marrëdhënie të cilën ne jemi duke e kuruar prej vitesh, marrëdhënien be shenjtë të besimit mjek pacientë.

Ndaj pikërisht për këto dy arsye që përmenda toleranca do jetë zero në cdo strukturë e ndëshkimi do jetë maksimal.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura