‘Skandali me rimbursimet’, Vokshi-Beqajt: Je i dyshuari kryesor, në mos i implikuar direkt, manipulove hetimet

May 28, 2015 | 11:20
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi akuzoi direkt ministrin e Shëndetësisë si përgjegjës kryesor për skemën e manipulimit me rimbursimin e barnave, duke i kërkuar atij dorëheqjen.

Ilir Beqja

Në fjalën e saj në Kuvend, në interpelancën me ministrin Beqja, Vokshi e ka akuzuar atë pa moral e pa parime.

“Nuk kam parë njeri që as zverdhet e as skuqet, mashtron duke të parë në sy, shqiptarët e kanë të qartë që ministri dhe zyrtarët u kapën duke vjedhur dhe ende janë në detyrë, banda e falsifikatorëve po shëtit andej këndej. Ministri gënjeu për dorëzimin në prokurori të akt kontrollit, burime të prokurorisë konfirmojnë se kallëzimi është i shoqëruar me relacion ku janë paditur vetëm katër farmaci, janë përzgjehdur për të mos i vërë dëm skemës së vjedhjes që Beqja nisi prej 15 muajsh”- tha ajo.

Sipas Vokshit, prokuroria dje kërkoi zyrtarisht të marrë raportin zyrtar të auditit të brendshëm. “Hesht më mirë dhe dëgo”- iu drejtua ajo Beqajt. Sipas saj, ky është skandali më i madh që shumica është përfshirë.

“Po ju jap një kopje coje në prokurori dhe mos gënjeni, edhe sikur vetë Beqja të mos jetë i implikuar direkt, është përgjegjës për manipulimin e provave dhe fshehjen e së vërtetës. Tani kryeministri ose ta ka fshehur ose të ka pasur nën hetim për korrupsion, dorëheqja nuk duhet të diskutohet më. Beqja tashmë është i dyshuar se ka dashur të manipulojë hetimet duke bëre vetëm disa koka turku”- tha ajo. 

Sipas Vokshit, farmacitë e komshiut të ministrit, dhe sponsorit kane xhiro 1 miliardë e ca leke, farmacitë e nëndrejtorit 1 milionë e 500 mijë, nderkohe qe 7 farmacitë e denoncuara kanë llokmën më të vogël.

“Eshte e qarte se raporti është i urdhëruar, ka lënë pa përmendur ata që kanë pjesën më të lartë në skandal, kush i urdhëroi për t;i hequr nga raporti”- tha ajo. 

Vokshi duke hedhur dyshime se raportet kanë qenë të dubluara, të tjerë raporte janë dërguar në qendrat shëndetsore dhe të tjera të jenë dorëzuar nga fondi, ka kerkuar nga prokuroria hetim te gjere. “Të kërkojë raportet mujore të dërguara në qendrat shëndetsore dhe të fondit të dërguara për rimbursim”- tha ajo.  

Ministri Beqja ka deklaruar se skema u zbulua nga kontrollet nga organet audituese të Fondit dhe antikorrupsionit të Kryeministrisë. “Gjetën skemën e abuzimit me rimbursimin e barnave, skema është identifikuar bllokuar dhe dërguar për ndjekje penale, e për këtë nuk jap dot detaje, por janë disa farmaci të përfshira, identitet i 100 mjekëve të Tiranë, ka absurdite në të, përshembull është rimburusuar medikamant për prostatë dhënë për një person të gjinisë femërore”- tha Beqja. 

Ministri hodhi poshtë akuzat për abuzime me çështjen e barnave. “Jemi të angazhuar për të luftuar korrupsionit. Nuk ka pasur asnjë kontratë të njëanshme. Nuk ka pasur abuzime me barnat. Thuhet që nuk është kontrolluar farmacia e QSUT. Nuk është e vërtetë, është kontrolluar. E keni marrë dhe rimarre këtë çështje të barnave sa herë ne kemi bërë ndërhyrje radikale në tregun  barnave. Sa më shumë ne u ngushtojmë hapësirat abuzive atyre që kanë financuar fushatat tuaja elektorale aq më agresivë bëheni. Halli madh që ju ka zënë ju detyron të nxirrni nga goja absurditete. Edhe me financuesit tuaj ka një çudi se ju kishit lënë aq fatura të pa paguara saqë ata nuk pranonin të furnizonin më. Ne i shlyem të gjitha borxhet”- tha ai.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura