Skandali me radarët/ LSI shton presionin, përmend Xhafën dhe Xhaçkën. Ja çfarë kërkon

Oct 9, 2017 | 13:49
SHPËRNDAJE

Nenkryetari i LSI-së, Luan Rama ka njoftuar sot permes nje deklarate per mediat se do të kërkojë në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes nisjen e seancave dëgjimore, me pjesemarrjen e titullarëve dhe funksionarëve të shtetit për mosfunksionimin e radarëve të monitorimit të hapsirës detare.

lsi

Ai leshoi akuza te forta per ate qe e quajti nje skandal te patolerueshem dhe te pafalshem, per te cilen duhen nxjerre pergjegjes dhe per te cilin prokuroria duhet te kishte nisur hetimin.

“Në kulmin e trafikut të kanabisit drejt Italisë, nuk kanë qenë në punë radarët. Gjej rastin ta inkurajoj nismën e dy ministrave Xhafës dhe Xhackës që krijuan grup të përbashkët për të verifikuar problemet për mosfunksionimin, por kaq është shumë pak. Duhej të ishte nisur investim ligjor nga prokuroria, qofte edhe kryesisht”- tha ai.

Rama ka theksuar se në mbledhjen e sotme, Grupi parlamentar i LSI diskutoi lidhur me seancën e ardhshme, sidomos për çështjën që u kthye në debat, Reformën Zgjedhore, por per kete tha se do e lere si ceshtje debati ne seance.

“Grupi parlamentar mbështeti propozimin që bëra unë për nisjen e  seancave dëgjimroe në komisionin e sigurisë, për një realitet problematik që nxjerr në pah mosveprimin dhe bashkëveprimin në rastin më të keq të mosfunksonimit të sistemit të radarëve në të gjithë hapësirën detare të Shqipërisë. Dy muaj më parë kjo çeshtje u bë publike për shkak të letrës që kreu i Policisë i drejtoi Ministrit të Brendshëm për trafikun e drogës si rezultat i mungesës së efiçensës së radarëve që gjenden nën autoritetin e komandës ë ministrisë së Mbrojtjes”- tha ai.

Sipas tij, “nga informacioni që ka, kontaktet, bisedat me punonëjsit e Forcave Detare, rezulton se sistemi i radarëve që mbikqyrin hapësirën detare të Shqipërisë nuk është operacional, nuk ka funksionuar, që hapesira detare nuk monitorohet sipas sistemeve të NATO-s dhe Shqipëria si vend i NATO-s ka cenuar sisemet e sigurisë së vendve të NATO-s dhe republikës. Problemi  bëhet më i rëndë se jo vetëm 7 radarët e Mbrojtjes, por edhe 11 radaret e Policisë nuk kanë qenë në gjendje pune”.

Rama theksoi se “ky është një problem i madh, skandaloz dhe duhet nxjerrja menjëherë e përgjgjegjësië së të gjitha intitucioneve që nuk kanë përmbushur detyrën. Unë do të propozoj seanca dëgjimore me të gjithë funksionarët e larte, titullarët që kanë lidhej me garanitimin e sigurië kombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura