Skandali me radarët/ Akuza e fortë e LSI: Cenim i sigurisë, organizim mafioz për defektin

Oct 2, 2017 | 11:03
SHPËRNDAJE

LSI ne vijim te denoncimit te asaj qe eshte cilesuar skandali i radareve ka publikuar sot dokumentin qe tregon milionat qe Ministria e Mbrojtjes i paguan kompanise private, por nderkohe radaret nuk ruajne e monitorijne asgje, pasi nuk punojne.

luan rama i pergjigjet rames

Ne nje postim ne faqen e tij ne Facebook, nenkryetari i LSI-se, Luan Rama ka postuar dokumentin e shumave qe jepen sipas zerave, duke ngritur akzua te forta per ata qe i quan gjeneralet e korrupsionit.

“Në vlerësimin tim jemi përpara një veprimtarie kriminale; organizim mafioz për defektimin e sistemit, cënim me vetëdije të sigurisë së njerëzve në det, cënim të elementëve thelbësorë të sigurisë kombëtare!”- thekson Rama.

Postimi i Luan Ramës

Skandali me radarët dhe gjeneralët e korrupsionit!

Ministria e Mbrojtjes i paguan çdo muaj 97 milionë lekë kompanisë private për mirëmbajtjes e radarëve që nuk punojnë!

1

Radarët e instaluar për të vëzhguar hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë prej më shumë se dy vjet nuk punojnë! Thënë me “gjuhën” ushtarake, Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD) nuk është operacional!

Mosveprimi i strukturave përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është kriminal!
Sepse lënia jashtë funksioneve operacionale e sistemit të radarëve, ka cënuar drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare!

2
Instalimi i serverit të kamerave që vëzhgon veprimtarinë e institucioneve ushtarake tek kompania private e kontraktuar per mirëmbajtjen e radarëve, është cënin i rëndë e flagrant i normave më elementare të sigurisë dhe të ruajtjes së informacionit!

Në një vend normal demokratik, vetëm kaq do të mjaftonte për ta konsideruar të gjithën një skandal të madh dhe që qeveria të jepte dorëheqjen!

Ministria e Mbrojtjes i paguan çdo muaj 97 milionë lekë kompanisë private që është kontraktuar të mirëmbajë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, edhe pse sistemi nuk është operacional!

Vetëm për një vit, prej korrikut 2015 deri në korrik 2016 i janë dhënë firmës private 1 miliardē e 150 milionë lekë për një punë që nuk e ka kryer!
Dhe si të mos mjaftonte kjo, në shkurt të ketij viti, pra në shkurt 2017 , komanda e forcave detare ka prokuruar një fond prej 370 milionë lekë shtesë, për punime dhe pajisje, që i janë dhënë të njejtës firmë, e cila në fakt duhej ti instalonte si detyrim kontraktual, pasi është paguar çdo muaj me 97 milionë lekë, për një punë të pakryer!

Por skandali i korrupsionit të gjeneralëve nuk është vetëm kaq!
Ka shpërdorim të frekuencave ushtarake, ka instalime private të pajisjeve të firmë në repartet ushtarake!

Në vlerësimin tim jemi përpara një veprimtarie kriminale; organizim mafioz për defektimin e sistemit, cënim me vetëdije të sigurisë së njerëzve në det, cënim të elementëve thelbësorë të sigurisë kombëtare!
Çfarë presin institucionet e zbatimit të ligjit?!

(Dokumentete/ Faksimile e pagesave që Ministria e Mbrojtjes i ka kryer firmës, megjithëse radarët nuk punojnë!)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura