Skandali me financimin, inspiruesi i “Ujku i Wall Street” hedh në gjyq kompaninë e filmit për 300 milionë dollarë

Jan 24, 2020 | 15:59
SHPËRNDAJE

Jordan Belfort, i cili inspiroi “Ujku i Wall Street” po padit prodhuesit e filmit për 300 milion dollarë për mashtrim dhe shkelje të kontratës.

Belfort u luajt nga Leonardo DiCaprio në film, i cili u nominua për Oscar.

Ai pretendon se Red Granite Productions e gënjeu në lidhje me financimin kur i shiti të drejtat e autorit.

Avokati i kompanisë e përshkroi padinë e Belfort si ” dëshpëruese dhe jashtëzakonisht ironike”.

Bashkëthemeluesi i Red Granite Productions, Riza Aziz u arrestua me akuzën për pastrim parash vitin e kaluar.

Dhe veprimi juridik i Belfort lidhet drejtpërdrejt me skandalin financiar që ka përfshirë kompaninë.

Producenti i Hollywood dhe njëkohësisht ish-kryeministri i Malajzisë akuzohet për marrjen e 700 milionë dollarëve nga 1MDB, një fond shtetëror në vend, i cili financoi filmin, dhe i kaloi në llogarinë e tij personale bankare.

“Red Granite nuk i treguan se po përdornin fonde nga marra me anë të shantazheve dhe aktiviteteve të tjera kriminale. Sikur ta dinte, Belfort nuk do kishte pranuar kurrë të hynte në kontratë,”- tha avokati i tij.

Belfort është duke u përpjekur të anulojë kontratën me Red Granite, që e nënshkroi duke i dhënë kompanisë të drejtat për të bërë një film nga libri i tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura