Skandali me falsifikimin e diplomës, jep dorëheqjen ministrja

Sep 12, 2018 | 12:25
SHPËRNDAJE

Ministrja spanjolle e Shëndetësisë Carmen Montón u detyrua të jepte doreheqjen, pasi iu zbulua se kishte bere manipulime me vleresimin lidhur me diplomen master te leshuar nga Universiteti Juan Carlos i Madridit (URJC) në vitin 2011.

carmen

Institucioni ka qenë në qendër të një serie skandalesh që përfshine kreun aktual të Partisë Popullore (PP) Pablo Casado dhe ish kryeministrin rajonal të Madridit, Cristina Cifuentes.

Një histori e botuar më parë këtë javë nga gazeta spanjolle online eldiario.es zbuloi se notat e Montont ishin ndryshuar në sistemin online të universitetit.

Montón nuk i ka kaluar të gjitha pjesët e kursit të magjistraturës në qershor 2011. Sipas të dhënave të saj studentore, të paktën një pjesë e kursit u shënua si “nuk u dorëzua”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura