Skandali ‘McGonigal’/ Luljeta Bozo tregon a ka dhënë Rama shpjegime para grupit parlamentar: Ky nuk është problem jetik për Shqipërinë

Feb 8, 2023 | 13:13
SHPËRNDAJE

Deputetja e PS, Luljeta Bozo, në një bisedë telefonike me Panorama TV është pyetur në lidhje me çështjen McGonigal dhe nëse kryeministri ka dhënë shpjegime para deputetëve për lidhjet e tij me ish zyrtarin e arrestuar të FBI.

Bozo theksoi se “ky nuk është një problem jetik për mua për Shqipërinë sic po trumbetohet. Se i takon një shteti tjetër miku tonë shumë të madh. Ta zgjidhin ata problemin e nëse ata kanë proble me kryeministrin tonë do vijë problemi këtu te ne”.

Pyetje: A ka dhënë shpjegime para jush kryeministri lidhur me çështjen McGonial?

Luljeta Bozo: Nëse ne s’kemi materiale të sakta, gjëra që janë në hetim akoma më duket e parakohshme të japim gjykime. Rama e ka bërë shpjegimin disa herë dhe nëpër tv dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, cështja është në hetim.

Pyetje: Nuk ka qenë as në seancat e kërkuara për mocion.

Luljeta Bozo: Vetëm ditet e fundit, gjithmonë ka qenë. Ky nuk është një problem jetik për mua për Shqipërinë sic po trumbetohet se i takon një shteti tjetër miku tonë shumë të madh. Ta zgjidhin ata problemin e nëse ata kanë proble me kryeministrin tonë do vijë problemi këtu te ne. Atje akoma janë gjërat të pasqaruara e këtu i bëjmë sikur janë të kryera. Ka qenë dhe në komisionin hetimor për inceneratorët, por është një gjë që nuk ka kuptim. Atë e vendos konferenca e kryetareve, ka disa rregulla nëse do ngrihet apo jo komisioni hetimor. Pastaj është seanca plenare nëse e voton pro apo kundra.

Pyetje: Më 11 shkurt opozita ka lajmëruar një protestë, ju jeni dakort me këtë?

Luljeta Bozo: Protestë mund të bëjë cdo forcë, opozita aq më tepër kur të dojë ta bëjë. S’e pengon njeri, është një nga format më normale të demokracisë në vend që njerëzit që kanë një pakënaqësi të dalin të protesojnë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura