Skandali “McGonigal”, deputeti i PD në Panorama TV: Ramën e mbron imuniteti nga hetimi i drejtësisë amerikane. Opozita të shkojë me një kandidat në zgjedhjet lokale

Feb 3, 2023 | 21:24
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka folur ditën e sotme në Panorama Tv për skandalin e ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Në një bisedë me gazetarin Ervin Kukeli, Gështenja u shpreh se drejtësia duhet të veprojë. Ai tha se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pasi imuniteti e mbron atë nga hetimi i drejtësisë amerikane.

“Uroj që drejtësia shqiptarë të fillojë dhe të vendosë pikat mbi i. Duhet të marrë fund pandëshkueshmëria në Shqipëri. Arsyeja pse kemi këtë krizë ekonomike është sepse nuk funksionojnë të gjitha institucionet shtetërore. Duhet të marrë fund pandëshkueshmrëia. Kush shkel ligjin duhet të shkojë para drejtësisë. Ka humbur shpresa në Shqipëri. Arsyeja pse largohen shqiptarët është sepse ky vend nuk ka shpresë. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të ecim përpara. Çdo rrugë tjetër na çon mbrapa.

Ky model qeverisës në nivel qendror është shtrirë edhe në nivel vendor. 60 bashki ka kjo maxhorancë. Ky model duhet ndryshuar një orë e më parë. Emri i zotit Rama është cituar 14 herë në dosjen amerikane. Zoti Rama duhet të japë dorëheqjen. Nuk mund të hetohet nga organet ligjzbatuese duke qenë kryeministër. Kur të japë dorëheqjen mund të nisë një hetim penal. Për hir të shqiptarëve dhe për njollën që u ka vënë shqiptarëve sot. Mjafton kjo që kryeministri për të treguar që akuzat nuk janë të vërteta, të jepte dorëheqjen për të shkuar para drejtësisë. Ka tentuar të eliminojë partinë kryesore të opozitës dhe demokracinë në vend”, u shpreh ai.

Gështenja tha se opozita duhet të shkojë me një kandidat në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

“Ne nuk jemi ndarë për pazare por për parime. Nuk shoh që ka ndryshuar situate që të jenë shuar këto parime. Secila palë i qëndron parimeve. Për të bashkëpunuar, do bashkëpunojmë. E kam kërkuar në grup parlamentar që të bashkëpunojmë me njëri tjetrin. Sidomos për zgjedhket vendore. Deri tani na është mohuar bashkëpunimi ng apala tjetër. Nga pjesa e Rithemelimit nuk ka pasur asnjë reagim edhe pas propozimeve konkrete. Ne duhet të gjejmë pika të përbashkëta për të shkuar bashkë me një alternativë për zgjedhjet lokale.

Opozita dhe PD duhet të ishin bashkë për të dale me një alternativë. Ka figura të Partisë Demokratike, kam rezervat e mia për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve brenda PD. Ne kemi zgjedhje të njëanshme. PD ka struktura paralele. Me zgjedhje të njëanshme nuk shkohet gjëkundi. Ne duhet me patjetër të gjejmë një zgjidhje. Nëse ne themi që ne e kemi kandidatin më të mirë dhe ju po ashtu nuk mund të gjendet zgjidhje. Ka bashki ku nuk kemi kandidatë më të mirë se ata kanë dalë nga primaret, dhe Rithemelimi duhet të pranojë që PD zyrtare ka disa kandidatë më të mirë për të disa bashki. Çdo alternativë tjetër çon ujë më mullirin e Ramës”, u shpreh Gështenja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura