Skandali ‘McGonigal’/ Alizoti i kujton Ramës shprehjen që përdor shpesh dhe e akuzon: Ka lënë karrigen e kryeministrit se ka frikë, është në hetim. Po fshihet

Feb 8, 2023 | 13:41
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti në një intervistë për Panorama TV, duke folur në lidhje me skandalin “McGonigal” dhe lidhjet e kryeministrit shqiptar me ish agjentin e FBI të arrestuar, ka kujtuar deklaratën që Edi Rama e përdor shpesh kur vjen fjala tek përgjegjësia.

Alizoti tha se Rama duhet të përballet me opozitën në Kuvend për të dhënë shpjegime lidhur me këtë cështje pasi ai vetë gjithmonë ka thënë se “përgjegjësia është personale”.

Nga ana tjetër, Alizoti akuzoi Ramën se e ka lënë detyrën si kryeministër pasi ka frikë nga hetimi në SHBA.

“I është akuzuar Rama jo Spiropali. Unë dua ta pyes si është çështja dhe pyetjen e argumentoj në Parlament. Ai nuk vjen se është në hetim dhe cdo deklaratë që bën e bën fajtor dhe më tepër, është shumë e lexueshme.

Kryeminsitri figuron i akuzuar në gjithë mediet e botës të paktën ka përgjegjësinë morale për shtetin, politikën që drejton, për vetë vendin duhet të marrë përgjegjësinë, është kryeministër, jo vetëm në të mira e suksese por dhe në dështime.

Ai e ka lënë kryeministrin, karrigia e kryeministrit s’mund të rrijë bosh.

Tregon që ai ka frikë, burracak ai ka dorëzuar të jetë kryeministër se ka frikë se është në hetim, por po mban peng shtetin shqiptar dhe kjo është turp për Shqipërinë.

Përjashton kolegët që në mënyrë qytetare, kanë kërkuar e s’pranojnë të vazhdojë asnjë proces parlamentar pa qenë prezent kryeministri, kur kemi një skandal me përmasa botërore dhe në studio ka dalë me porosi ose me qoka. ka dalë në Skype, se nuk jeton në hënë.

Pra pas deklaratës që bëri të nesërmen shkruajtu NYT se ai është në hetim dhe cështja ka kaluar në Kongres.

Kryeministri është fshehur, ka frikë është ne hetim e po pret që kjo kohë të zbehet, kryeministri që është akuzuar nëse pretendon se është i pafajshëm del dhe e sqaron nëse ka argumente të forta publiku vendos, ai s’mund të delegojë të tjerë, ju e keni dëgjuar shprehjen përgjegjësia individuale tani kjo përgjegjësi nuk mund të delegohet.

Nuk figuron asnjë nga të tjerët në listën e hetimit. Rama duhet t’u japë përgjigje e shpjegim qytetarëve”, tha Alizoti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura