SKANDALI/ Manuel Nojer në telashe, filmohet duke kënduar… (VIDEO)

Jul 13, 2020 | 19:17
SHPËRNDAJE

Manuel Nojer ka kompletuar një super sezon deri tani me Bajern Mynih. Portieri ngriti trofeun e Bundesligës, si dhe fitoi Kupën e Gjermanisë teksa mbetet në lojë edhe Liga e Kampionëve për tripletën e famshme.

nojer

Më mirë se kaq nuk mund të shkonte jeta sportive për gjermanin. Por Nojer së fundmi është futur në telashe. Këtë herë jo në aspektin sportiv, por atë personal.

Portieri gjerman ka vendosur të kalojë disa ditë pushimi në Kroaci, por gjërat nuk i kanë shkuar mirë. Nojer është filmuar duke kënduar një këngë kroate së bashku me trajnerin e tij të portierëve Toni Tapaloviç. Kënga është e grupit Tompson dhe është një këngë fashiste, e cila mund t’i hapë probleme lojtarit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura