Skandali i tradhtisë më shërbëtoren i shkatërroi martesën 25-vjeçare, Arnold Schwarzenegger: Ishte gabimi im! Do e dua gjithmonë

Oct 3, 2023 | 12:08
SHPËRNDAJE

Arnold Schwarzenegger ka folur për tradhtinë e tij ndaj bashkëshortes me shërbëtoren, duke e konsideruar një gabim.

arnold

Lidhja jashtëmartesore e tij me shërbëtoren Mildred Baena, çoi në fundin e martesës së Arnold Schwarzenegger me Maria Shriver.

“Nuk është se kemi pasur një grindje”, shpjegoi ai për revistën People në një intervistë.

Ndërsa shtoi se: “Ishte një gabim i imi”.

Aktori i “Terminator” dhe Shriver kishte 25 vite të martuar përpara se të ndaheshin në vitin 2011 pas skandalit.

Mildred Baena solli në jetë djalin me Schwarzenegger, Joseph, vetëm 5 ditë pasi Shriver lindi djalin Christopher Schwarzenegger.

Pavarësisht të kaluarës së tyre të vështirë, ish-guvernatori i Kalifornisë dhe Shriver kanë ruajtur marrëdhënie miqësore.

“Kapitulli im me Maria do të vazhdojë përgjithmonë”, tha ai duke shtuar se: “Edhe pse është një marrëdhënie ndryshe, nuk ka asnjë arsye që unë të ndjej diçka tjetër përveç dashurisë për të.”

arnold1

“Ne gjithmonë e kemi bërë shumë të qartë se fëmijët nuk duhet të vuajnë për shkak të çështjes sime. Dhe ajo ka gjërat e saj, marrëdhënien e saj, unë kam timen me Heather Milligan, por ne gjithmonë komunikojmë për fëmijët, për festat, për ditëlindjet, festat e Ditës së Nënës dhe Krishtlindjet.”

Ish-çifti janë prindër të vajzave Katherine, 33 dhe Christina, 32, si dhe djalit Patrick, 30 vjeç.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura