Skandali i përgjimit/ Pse pajisja hyri në Shqipëri 8 ditë para trajnimit në Polici

Jun 9, 2016 | 8:04
SHPËRNDAJE

Prokuroria ka zbardhur të dhëna të reja në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre, e cila solli pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

pajisja

“Panorama” shkruan se hetuesit kanë këqyrur sistemin TIMS ku kanë gjetur se pajisja “IMSI Catcher” dhe shtetasit italianë që e shoqëronin kanë hyrë në Shqipëri përmes portit të Durrësit në datën 12 mars 2016.

Prokuroria, nga ana tjetër, ka sekuestruar dokumentet e trajnimit që do të zhvillohej në Policinë e Shtetit me pajisjen e ardhur nga Italia. Sipas hetuesve, dokumentet mbajnë datën 20 mars 2016 e në vazhdim, çka do të thotë se trajnimi me pajisjen ka nisur nga kjo datë e pas.

Pyetja që shtrojnë hetuesit është: “Përse pajisja ka hyrë në Shqipëri tetë ditë para trajnimit, dhe po ashtu, përse shtetasit italianë që kanë sjellë aparaturën ‘IMSI Catcher’ në vendin tonë janë regjistruar në TIMS dhe vetë pajisja jo?!”.

Një tjetër element është se efektivat shqiptarë që janë marrë me pajisjen nuk kanë certifikatë sigurie me të cilën duhej të ishin pajisur që përpara trajnimit.

Trazhgim Sokolaj

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura