Skandali i përgjimeve/ Manjani: Doni t’ju them nëse kam dashnore…

Jun 17, 2016 | 17:00
SHPËRNDAJE

Duke folur për skandalin e përgjimeve dhe nevojën e e hetimeve për zbardhjen e çështjes deri në fund, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi sot se i është drejtuar me letër porosi autoriteteve.

 

“Kam dërguar letër porosi për pajisjen dhe nxis organet e drejtwëisë që të japin përgjigje. Opinioni ka nevojë për disa të vërteta dhe më mirë se organet e drejtësisë nuk ka kush të japë përgjigje”- tha ai.

Pyetur nga media se ai është një nga personat e përgjuar dhe a është marrë në pyetje nga Prokuroria, ai u përgjigj: “Unë jam njeri i hapur, ju e dini. Nuk kam sekrete në jetën time. Doni t’ju them nëse kam dashnore apo jo, kjo është një histori tjetër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura