Skandali i ilaçeve, Berisha: Beqaj miratoi rregullore për t’i kontrolluar vetë 17 farmacitë abuzuese

Jun 11, 2015 | 12:33
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha, përmes një postimi në “Facebook”, ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn se ka miratuar në kundërshtim me ligjin, një rregullore që ia jepte të drejtën e kontrollit të rimbursimit të 17 farmacive me vlerë rimbursimi mbi 2 milionë lekë vetëm Drejtorisë së Përgjithshme të Fondit dhe jo Drejtorive Rajonale.

Postimi i Berishes

Sipas Berishës, kanë qenë 17 farmaci që “mileshin” nga ministri Beqaj, pasi e kanë patur vlerën mesatare të rimbursimit në muaj mbi 2 milionë lekë.

“Ky vendim i marrë nën përgjegjësinë e plotë të ministrit Beqaj, vazhdon të jetë akoma në fuqi duke ruajtur kështu të paprekshme jashtë kontrollit 17 farmaci nga Drejtoria Rajonale e Fondit për Tiranën por në fakt edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondit, pasi ato mileshin nga vet ministri Beqaj, drejtori Beci dhe zëvendësdrejtori Skuraj”, shkruan Beqaj.

“Sipas burimeve zyrtare, direkt nga Fondi, në tremujorin e pare Janar-Mars, këto farmaci kanë rimbursuar me receta false rreth 180 milionë lekë.

Kurse gjate vitit 2014, vetëm 6 nga farmacitë e kujdesit atëror të Beqajt, Becit, farmacitë e Sokol Skurës dhe ish-kontrollorit të Fondit, Gazmend Alias, kanë rimbursuar me receta false 288,417,087 lekë, para të cilat i kanë ndare me bosat e tyre. Këtu nuk përfshihet mega-afera e insulinës, e cila lidhet direkt me Beqajn dhe mikun e tij”, shkruan Berisha. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura