Skandali i Administratives, vendos shortin për pezullimin e prishjeve të ‘Prestige Resort’ sot në orën 13:00. Sekretarja e Gjykatës: Kryetari është i zënë, s’ka kohë t’ju presë!

Dec 2, 2022 | 10:29
SHPËRNDAJE

Skandal në Gjykatën Administrative të Durrësit. Ky institucion nuk vendos që të hedhë shortin me herët se sa ora 13:00, per pezullimin e prishjes së paligjshme të Prestige Resort.

Sot avokatët e Prestige Resort kanë dorëzuar një tjetër kërkesë që të hidhet në mënyrë urgjente çështja, ndërsa sekretarja e gjykatës pohoi se kjo i takon kryetarit. Sipas saj, kryetari i gjykatës nuk mund t’i presë pasi është i zënë me seanca të tjera.

Sekretarja: Çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte.

Avokati: Duam që të flisni me kryetarin për të proceduar shortin. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Duhet të procedohet me shortin. Është e papranueshme që mos të merret masa. Kjo është një cështje kritike. Gjykata duhet të veprojë me shpejtësi. Duhet të informoni kryetarin se jemi këtu dhe duhet ta informoni se jemi këtu dhe presim një përgjigje që shorti të hidhet tani.

Sekretarja: Shorti hidhet çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte.

Juristja: Po sqaroja kryetarit se aty po shkatërrohet një vepër me miliona euro dëme. Duam ta takojmë tani, dhe të hidhet shorti sa më shpejt. E kemi dorëzuar dje kërkesë padinë. Situata është krijuar siç keni dashur ju.

Avokati: Kemi paraqitur kërkesë, nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Është një kërkesë me natyrë urgjente. Ju lutem shumë pasqyroheni një dokument. Di që kërkesat me natyrë urgjente duhet të shqyrtohen. Sekretaria po pengon shqyrtimin e kërkesës. A mund t’ja referoni kancelarisë dhe kryetarit.

Sekretarja: Veprohet sipas një urdhri të kryetarit.

Avokati: Ju nëse e hidhni shortin në orën 13:00, ne mendojmë se nuk kemi asnjë shpresë për të vënë në zbatim atë që duan.
Sekretarja: Kryetari është i angazhuar në seancat gjyqësore. Nëse keni një shkresë të re, do ia japim sërish. Kërkesa që paraqitet dje ju me protokoll, ia kemi dhënë dje. Duhet një urdhër nga kryetari që të afrohet ora e shortit.
Avokati: Kemi bërë një kërkesë dje dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Po bëjmë një shkresë.
Juristja: Në kohën që ne bëjmë kërkesën, a mund ta njoftoni verbalisht kryetarin e gjykatës. Ka disa hapësira në të cilat mund të informohemi.
Sekretarja: Kërkesa i ka kaluar kryetarit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura