SKANDALI/ Si martoi 2 herë Gjykata të moshuarën për t’i marrë pronat

| 8:29
SHPËRNDAJE

Një 63-­vjeçare e martuar prej 28 vjetësh është shokuar kur ka zbuluar së është martuar nga Gjykata e Durrësit për të dytën herë, për t’i grabitur pronën.

Skandali denoncohet në “News24” nga Luljeta Hoxha, e cila thotë se pa dijeni e kanë martuar me shitësin e pronës që ajo ka blerë 12 vite më parë. Me vendimin e gjykatës në duar, ajo kërkon hetim nga prokuroria dhe KLD.

“Më kanë bërë bashkëshorte të tjetërkujt, më kanë sjellë shok të madh shëndetësor dhe në familje, jam bashkëshorte e Luan Hoxhës me të cilin jam martuar në vitin 1988.

Kemi familje të rregullt. Gjykata për të prishur një vendim pronësie, më ka martuar me dikë tjetër. Më ka martuar me shtetasin Gëzim Xhureta nga Shkodra, me të cilin nuk kam lidhje fare.

Gëzim Xhureta është shitësi i pronës që kam blerë 12 vjet më parë, dhe kam paguar paratë e jam me dokumente të rregullta”, këtë skandal të gjykatës së rrethit Durrës, publikon Luljeta Hoxha gjatë një prononcimi për News24.

63­-vjeçarja në vitin 2003 ka blerë një pronë, kundrejt të gjitha rregullave në fuqi, me vlerë 3,2 milionë lekë. “Unë shitësin e kam njoh para 12 vjetësh kur bëra blerjen e pronës e as nuk kam më lidhje me të.

Tani as nuk e njoh në rrugë po ta shoh. Në vendimin e gjykatës unë rezultoj bashkëshortja e Gëzim Xhyretës.

Gjykatësja jo vetëm që ka vendosur që unë të kthej pronën tek ‘bashkëshorti’ im më i ri, por të kthej edhe shumën prej 32,5 milionë lekë të vjetra që e kam blerë.

Dy vendime që bien ndesh tërësisht me njëra­tjetrën. Kam vënë në dijeni ministrin e drejtësisë e nuk do ta lë me kaq këtë skandal”, shprehet zonja, e cila ka qenë në gjyq me nipërit e Xhyretës dhe pas gjyqit ka ardhur dhe vendimi për kthimin e pronave, si ish­bashkëshortja e tij.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

11 KOMENTET

Comments are closed.