Skandali/ Firma dorëzon 300 byzylykët e zhdukur. Drejtori: Ç’ka ndodhur me 90 të dënuarit

Aug 9, 2017 | 16:50
SHPËRNDAJE

Pas skandalit të zhdukjes së byzylykëve te mbikqyrjes elektronike të personave që kanë masë ndaluese për veprat penale, perfaqësuesit e firmës private i dorëzojnë ato në Ministrinë e Drejtësisë.

byzykyk

Mesohet se 300 byzylykë me nje vlere rreth 2 milionë euro, do te dorezohen nga firma private pranë Sekretarit të Përgjithshëm dhe grupit te punës të ngritur nga ministria.

Grupi i punes do të beje verifikimin nëse përputhen teknikisht me karakteristikat e përcaktuara në kontratë.

Nderkohe, lidhur me ceshtjen ne fjale ka reaguar sot edhe drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa.

qafa

Ne nje deklarate per mediat, ai sqaroi se po mbahen në mbikëqyrje 90 persona të dënuar, të cilët pas publikimit të lajmit kanë tentuar të heqin byzylykët.

“Dorëzimi i byzylykëve ka ndodhur në zbatim të urdhrit të ministrit të drejtësisë që po bëjnë verifikime. Detyra jonë me të konstatuar defektet ishte të njoftonim policinë dhe prokurorinë. Pra, kemi zbatuar ligjin’- tha ai.
Sipas tij, qe nga fillimi i këtij procesi të projektit pilot jane përmbushur detyrat, në përputhje me legjislacionin në fuqi si edhe është kontraktuar edhe kompania që bënte mbikëqyrjen.
Ai theksoi se zgjedhja e një kompanie të tillë, bëhet për të evituar hallkat proceduriale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura