SKANDALI/ E shkarkojnë nga puna sepse… i biri nuk votoi. Ja përgjimi

Feb 12, 2016 | 8:20
SHPËRNDAJE

Përgjegjësja e çerdhes së Rubikut është pushuar nga puna me urdhër të administratores së këtij qyteti me një pretendim të çudtishëm. Dava Kola, thotë se është larguar nga puna si edukatore e çerdhes për arsye politike edhe pse kishte një përvojë pune prej 37 vjetësh.

edukatorja-960x540

Dava u emërua në këtë post në vitin 2003 dhe pas zgjedhjeve të fundit të qeverisjes vendore të mbajtura në 21 qershor 2015, ajo u lajmërua se nuk do të ishte më përgjegjëse e këtij institucioni, por një kujdestare e thjeshtë. Ky lajmërim nuk iu bë në mënyrë zyrtare, por iu komunikua vetëm gojarisht nga Administratorja e Njësisë Administrative të Rubikut, Flora Jushi.

Dy muaj pasi zonja Dava Kola u ul në detyrë, duke kaluar nga posti i përgjegjëses në postin e kujdestares, ajo lajmërohet për shkarkim nga puna e edukatores.

E pabindur për motivet e shkarkimit të saj, Dava Kola regjistron një bisedë në zyrën e administratores Flora Jushi. Në këtë bashkëbisedimin audio, mes dy zonjave, përmendet edhe fakti i mos marrjes pjesë në zgjedhjet e fundit vendore të dy djemve të saj.

Gjatë bashkëbisedimit, prej të cilit “Fiks Fare” disponon materialin audio, përmendet fakti se zonja Dava Kola nuk është më përgjegjëse e çerdhes. Për të vërtetuar që djemtë e Dava Kolës nuk kishin votuar, administratorja e Njësisë Vendore , ishte e gatshme të hapte dhe listat e votimit.

E pyetur nga gazetarët e Fiksit, administratorja, Flora Jushi mohon pretendimet e ish- përgjegjëses së çerdhes, Dava Kola. Ajo tregon se nuk e ka gjetur Davën në postin e përgjegjëses së çerdhes, kur erdhi në detyrën e administratores.

“Dava ishte vetëm një kujdestare e thjeshtë në çerdhe, e cila nuk respektonte oraret dhe kodin e punës. Si rrjedhojë u mor edhe vendimi për t’u pushuar nga puna”, shprehet ajo.

Flora Jushi hedh poshtë çdo arsye tjetër e pretenduar nga Dava Kola e sidomos atë të pushimit në bazë të bindjeve politike. Gazetarët e Fiksit e vunë zonjën administratore para faktit të kryer për bisedën që zonja Dava kishte regjistruar në zyrën e saj. Pastaj pranon se mund të jetë shprehur për pjesëmarrjen në votime të djemve të ish-përgjegjëses së çerdhes. Administratorja e Rubikut, tregon se nuk ishte në dijeni se po regjistrohej nga zonja Dava, por shprehet se në bisedë e sipër mund të ketë folur për këtë problem.

Biseda mes ish-përgjegjëses së çerdhes dhe administratores së Rubikut

Dava Kola -Sa herë të ndërrohen pushtetarët, vu njena lagje, vu tjetra… Tashti … dhe e fundit fare, që unë nuk e kam prit prej teje… Jo , jo , jo nuk e kam prit…

Flora Jushi– Po prit moj ta tregoj se ti se din se ça du me than… Se Endrini jot s’ka ardh hiç me votu sivjet… A kujton se unë e di që kalamajt s’kanë ardh me votu?

Dava Kola -Po

Flora Jushi – Po atëherë pra? Nuk jet u më kuptu… Sivjet more sivjet… Po djali jot, unë 99 % do të hap listat, nuk ka votu hiç mor… S’ka ardh njëri prej djemve të tuj.. Po s’ka ardh pra dhe pse me të fut unë këtu ty? Kur janë ma socialiste se ty… Unë hala nuk kam shku kund me than…

Dava Kola -Të tjetër shtojnë, unë s’di gja…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura