Skandali/ Drejtues të LGBT u mësojnë të rinjve të Tiranës në ambientet e shkollave për të drejtat e homoseksualëve

Mar 22, 2018 | 20:09
SHPËRNDAJE

Aktivistët e LGBT kanë ndërmarrë një fushatë nëpër gjimnazet e Tiranës, duke organizuar ditë takimesh me nxënësit adoleshentë, për të diskutuar mbi bulizmin dhe të drejtat e komunitetit.

Siç shihet edhe në fotot e postuara në rrjetet sociale nga Xheni Karaj, aktiviste pranë këtij komuniteti, takimet janë bërë në gjimnazet “Sami Frashëri”, “Petro Nini Luarasi” dhe “Aleks Buda”, prej dhjetorit të vitit të kaluar e i fundit duket në 23 shkurt 2018.

8f5a5c4d-ed6c-43e7-8b2c-6f4f0633ffa9 4a61def6-941a-4655-a1dd-1c3f2bbf1084

Takime të tilla mund të quhen skandaloze, pikërisht për faktin se bëhen në ambientet e shkollave, ku u mësohet të rinjve për të drejtat e komunitetit të homoseksualëve.

Sot, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale, akuzoi Ambasadën Amerikane në Tiranë pasi sipas tij në këtë institucion po ju mësohen të rinjve martesat gay dhe legalizimi i drogërave.

Pas këtij postimi, ka reaguar aktivistiti i LGBT-së Kristi Pinderi i cili e ka quajtur Manjanin “të paditur”.

“Unë mund ta kuptoj bezdinë dhe parehatinë që mund të ketë Ylli ndaj gjërave që nuk i kupton si martesat gej. Por nuk kuptoj si vazhdon të jetë rehat me paditurinë e vet e ta shpallë atë botërisht? Çfarë fiton kur i thua botës sa shumë i paditur dhe injorant je?,” shkruan ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura