Skandali, drejtoresha farmaceutike ngel 2 herë në provimin e shtetit

Sep 1, 2015 | 14:13
SHPËRNDAJE

Drejtoresha farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë rezulton mbetëse në dy provime të shtetit e sipas ligjit ajo nuk mund të drejtojë një farmaci, e jo më të jetë drejtoreshë.

Deputetja e PD, Albana Vokshi
Deputetja e PD, Albana Vokshi

Ky fakt është denoncuar sot nga Partia Demokratike në një konferencë për shtyp të kryetares së Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi.

“Edi Rama po ulëret për informalitetin, por shihni çfarë ndodh me ilaçet.

Drejtoresha e Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo që duhet të kontrollojë cilësinë e ilaçeve, ka ngelur në provimin e shtetit. Madje ka ngelur dy herë me radhë. Pra, ajo nuk mund të ushtrojë dot profesionin e farmacistes, por ama është bërë kryefarmacistja e vendit, falë lidhjeve politike e financiare. Ky është një informalitet skandaloz që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve”, deklaroi Vokshi.

bello1
Shpresa Bello

Megjithatë, sipas demokratëve, jo vetëm sektori farmaceutik, por e gjithë shëndetësia është kthyer në një vend ku zyrtarë të akuzuar për falsifikim dokumentesh po promovohen.

“Ish-drejtori i Qendres së Kontrollit të Barnave, i kapur nga KLSH për abuzime, i akuzuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh, është promovuar me Edi Ramën, dhe është bërë Drejtor i Rimbursimit në Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit  Shëndetësor, pikërisht aty ku plasi skandali me faturat dhe recetat fiktive e me fitimet marramendëse me skemën kriminale që ishte ngritur”, theksoi më tej deputetja demokrati.

Sipas demokratëve emërime pa arsimin e kërkuar tashmë janë kthyer në standard në ministrinë e Shëndetësisë. Në dy muajt e fundit janë emëruar 13 punonjës dhe vetëm 3 prej tyre kanë arsimin përkatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura