SKANDALI/ Akuza e Federbet: Teuta shet ndeshjen me Almatinë (VIDEO)

Jul 7, 2016 | 18:14
SHPËRNDAJE

Gazeta “Panorama Sport” është kontaktuar në pushimin e ndeshjes Kairat Almati-Teuta nga Sekretari i Përgjithshëm i Federbet, Françesko Baranka, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si po shkon kjo ndeshje.

Teuta2-470x240-470x240

“Është plotësisht e trukuar. Jemi të shastisur nga ajo që po ndodh”, thotë Baranka. “Kjo ndeshje mbyllet 4 apo 5-0”, ishte komenti i tij në pushimin e ndeshjes, kur rezultati ishte 2-0 për ekipin kazak.

Ndërkohë, Kairat Almati sapo ka shënuar golin e pestë, duke konfirmuar atë që denoncoi Baranka për “Panorama Sport”.

Teuta e mbylli pjesën e parë 2-0 për Kairat Almati, ndërsa në të dytën kazakët kanë shënuar edhe 3 gola të tjerë.

Kujtojmë se ndeshja e parë në “Niko Dovana” ka përfunduar 1-0 për kazakët me golin e Arshavin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura