Skandalet e pikturave të famshme dhe jeta luksoze e modeleve

Jul 14, 2016 | 10:48
SHPËRNDAJE

Shpesh, ne e stereotipizojmë impresionizmin dhe tendencat e tjera të pikturave franceze (përpara dhe rreth 1900) si: një koleksion me luledielli, mullarë kashte, fëmijë dhe balerina që duken bukur nëpër kartolina apo mure të trishta fjetoresh.

Kurtizania e famshme La Paiva
Kurtizania e famshme La Paiva

Por pikturat franceze moderne nuk kishin fare të bënin me pamjet qetësuese. Në fund të shekullit XIX, Parisi ishte qyteti që gjendej mu mes tranzicionit masiv social dhe arti i asaj kohe përshkruante shumë më shumë se jeta reale.

Përshkruante një botë të re urbane, me gjithë ngatërresat e saj nuk kurseu asgjë, as edhe bordellot e së famshmes Pigalle. Këtë muaj do të hapet në “Musee d’Orsay”, në Paris, ekspozita “Shkëlqimi dhe Mjerimi”: pikturat e prostitucionit, 1850- 1910. Është ekspozita e parë e këtyre përmasave që prek një temë kaq të rëndësishme për pikturën moderne të Francës së atyre viteve.

Prostitutat ishin subjekti kryesor për artistët në Paris dhe ndoshta dy pikturat më revolucionare të kohës, “Olympia” e Manet dhe “Demoiselles d’Avignon” e Picassos, ishin pikturuar me modele prostituta.

“Rue des Moulins” tregon indinjatën ndaj kontrolleve mjekësore, që prostitutat e Parisit ishin të detyruara t’u nënshtroheshin. Nga Henri de Touluse-Lautrec
“Rue des Moulins” tregon indinjatën ndaj kontrolleve mjekësore,
që prostitutat e Parisit ishin të detyruara t’u nënshtroheshin. Nga Henri de Touluse-Lautrec

Prostitucioni, tashmë i fshehur si hije, ishte për piktorët e dikurshëm, shenjë moderniteti dhe ndërsa i jepnin formë frymëzimit “të ngopur” nga gratë e natës, ata imagjinonin gjithashtu se distanca mes studios dhe shtëpive publike nuk ishte fort e largët. Charles Baudelaire, në shkrimet e tij të hershme nëpër gazeta, e qartësoi ekuacionin: “Çfarë është arti? Prostitucion”.

STROFULLA E ZËRAVE

Sot ne mendojmë për prostitutat si të ishin shtresa më e përçmuar e shoqërisë për të cilat flitet vetëm për t’i nënvlerësuar ose nuk i zëmë hiç në gojë. Por në Parisin e kohës që po flasim, prostitucioni ishte epiqendra e jetës së përditshme, transaksione private me pasoja publike. Prostitucionit iu vendosën rregulla rigoroze qysh gjatë regjimit të Napoleonit III dhe gjendja vijoi të ishte njësoj deri në shekullin XX.

Thirrjet për t’iu bashkuar bordellove ishin ilegale, femrat regjistroheshin në polici, kishin mundësinë për të punuar vetëm në një bordello dhe duhej të paguanin taksa (në 1946, bordellot u shpallën të jashtëligjshme por “tregtia” e seksit vazhdoi të ishte e ligjshme). Inspektorët e policisë dhe gazetat raportonin vazhdimisht për gra të pafata që kishin zgjedhur të vetëvriteshin përpara dorëzimit në prefekturë.

“Olympia” e Eduard Manet skandalizoi Sallonin e Parisit më 1865
“Olympia” e Eduard Manet skandalizoi Sallonin e Parisit më 1865

Prostitutat e shekullit XIX duhej të duronin çdo muaj inspektimet e detyruara mjekë- sore, siç njëra nga prostitutat e pikturës “Rue des Moulins” të Henri de Touluse-Lautrec, këmbëngulte t’i fiksonte piktorit se ishte më poshtëruese kjo sesa akti seksual që duhej të bënin si punë.

Në pikturën e tij, gratë janë me bluza (kamishat e bardha të kohës) dhe çorape të gjata, por pa të brendshme; duken të sfilitura, të çnderuara, viktima të burokracisë më shumë sesa të klientelës. Për nga rangu shoqëror, vetëm pak më lart tyre ishin kurtizanet, të cilat nuk shisnin vetëm seksin, por edhe bisedat e sjelljet joshëse.

Nga ana tjetër, edhe publiku ishte më prestigjioz. Shumë nga kurtizanet e kohës u bënë të famshme, madje, në ndonjë rast, edhe klientët e tyre. La Paiva, më e mira e kurtizaneve të Perandorisë së Dytë (1852-1870), lindi në një geto të Moskës dhe mbërriti deri në Champs Elysees, ku i priste të ftuarit në një rezidencë të mirëfilltë, në vaska me qumësht e shishe shampanje. Artistët, por veçanërisht shkrimtarët, u ndikuan nga kurtizanet dhe prostitutat e të gjitha rangjeve.

Kurtizania Apollonie Sabatier, e njohur nga mikluesit e saj si “La Presidente”, e ktheu shtëpinë në një sallon të njohur ku dukeshin shpesh vizitorë të shquar, si Eugene Delacroix, Gustave Flaubert, por sidomos Charles Baudelaire. Kurtizanet kanë shërbyer si modele e muza për artistët që në kohën e Rilindjes. Për shembull, te “Venus of Urbino” (1538) perëndesha e dashurisë është në fakt Angela del Moro, një nga kurtizanet më të paguara të Venecias.

Modelja e Eduart Manet për “Olympia” nuk ishte në fakt një prostitutë, por partnerja e tij artistike, Victorine Meurent, e cila ishte shfaqur edhe në pikturat e tij të mëparshme. Megjithatë, skandali që shkaktoi piktura e tij në vitin 1865, në Sallonin e Parisit – ngjarja më e rëndësishme e artit në botë – ishte e paprecedentë. Gazetat shkruan pafundësisht për të.

Olympia e Manet skandalizoi në dy plane; atë formal dhe atë social. Olympia, gruaja që pozonte sikur të ishte perëndeshë e dashurisë, por në fakt ishte vetëm një prostitutë dhe Olympia, piktura tredimensionale, por që, në fakt, ishte vetëm dydimensionale.

Gjenialiteti dërrmues i Manet ishte se ai e kuptoi që të dyja mashtrimet ishin të lidhura njëra me tjetrën. TJ Clark, nxënësi i shkëlqyer i Manet, shkroi: “Piktura këmbëngul në thelbin e saj dhe e bën këtë përmes vështrimit të një prostitute”. Dhe ishte pikërisht përmes prostitucionit apo të paktën imazhit të prostitucionit që lindi arti modern.

(Marrë nga BBC)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura