SKANDAL/ Transferimi i Hysajt te Napoli bllokohet prej të drejtave të imazhit

Jul 29, 2015 | 23:00
SHPËRNDAJE

Transferimi i mbrojtësit të kombëtares shqiptare te skuadra e Napolit ka mbetur në vend. Dhe shkak për këtë është bëre e drejta e imazhit të futbollistit.

elseid-hysaj-empoli_nvmcunnyc5ga11gm6jorhpq4aElseid Hysaj, ishte shumë pranë transferimit, nga Empoli te Napoli, por problemi kryesor është sponsori i tij, i cili ka blerë të drejtën e imazhit.

Sipas “Calcio Meracato”, Hysaj ia ka shitur të drejtën e imazhit firmës prestigjoze të veshjeve sportive “Puma”. Mirëpo, Napoli kërkon që t’i ketë të vetat të drejtat mbi imazhin e efutbollistit.

Mbrojtësi shqiptar është gjendur në vështirësi për të ndërprerë këtë marrëveshje, pasi i sjell përfitime të majme.

Nuk dihet se si do të zgjidhet kjo çështje, por nuk qenka hera e parë që haset një problem i tillë. Kujtojmë këtu se kur “Puma” u bë sponsor zyrtar i veshjeve të klubit të Arsenalit në Angli vitin e shkuar, arriti që të transferonte në “Emirates Stadium” bomberin Aleksis Sançez.

Kjo sepse “Puma” ka blerë të drejtat e imazhit të Sançezit dhe Arsenali nuk pagoi asnjë kacidhe për transferimin e yllit kilian.

Faksimile e artikullit në "Calcio Mercato"
Faksimile e artikullit në “Calcio Mercato”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura