Skandal, parkun e Liqenit Artificial e pushtojnë makinat (FOTO)

Jul 3, 2015 | 10:13
SHPËRNDAJE

Parku i Liqenit Artificial në Tiranë është rikthyer në një vend të madh parkingu për dhjetra makina ditën e sotme.

Në faqen e ‘Ndal ndërtimeve te Parku i Liqenit” janë publikuar disa foto ku duken makinat njëra-pas tjetrës në rrugën e parkut teksa ka shumë pak këmbësorë.

“Një arrogancë e tillë nuk ndodh në asnje vend tjetër të rajonit. Kesaj i thone: Të fusësh makinën në parkun publik për të mos ecur 200 metra në këmbë. Kjo smund të jetë gjë tjetër, vecse një handikap mendor i atyre qe ndërmarrin të tilla nisma.”-shkruhet në këtë postim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura