Skandal/ Nuk ka paqe për presidentin e PSG-së, akuzohet për korrupsion

Feb 20, 2020 | 12:46
SHPËRNDAJE

Nuk ka paqe për PSG-në. Përveç problemeve me Fair Play Financiar të UEFA-s, president i klubit parizien dhe “Bein Media Group” Naser Al Khelaifi, tani do të duhet të mbrohet edhe nga akuzat për korrupsion.

110316206-cac22d31-e8d3-4ddf-8306-a3b0ca6f70ec

Nga ato që raportojnë mediat e huaja, presidenti i PSG-së akuzohet për ryshfet ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Zherom Valcke, për të drejtat televizive të Kupës së Botës 2026 dhe 2030.

Raportohet madje, se një ndër favoret për zyrtarin Valcke është dhe përdorimi i një vile në Sardenjë

Kështu që tani radhën për t’u përballur me autoritetet zvicerane e ka presidenti i PSG-së dhe kreu i “Bein Media Group”, që akuzohet për korrupsion, administrim jo besnik dhe falsifikim të dokumenteve së bashku me një person të tretë, emri i të cilit nuk bëhet me dije deri më tani.

psg

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura