Skandal në Serbi, Crvena Zvezda luan në Kupë në territorin shqiptar

Sep 17, 2019 | 18:23
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, është hedhur shorti për turin e 1/16-ave në Kupën e Serbisë, dhe goglat kanë rezervuar një përballje mes klubit të Crvena Zvezdës, si edhe Trepçës.

20190216mmzvezda02-830x0-696x464

Kujtojmë që Trepça është një ekip i Ligës së Tretë në Serbi, që ndeshjet i zhvillon në Mitrovicë. Federata e Futbollit të Kosovës, vazhdimisht ka tentuar të ndalojë aktivitetin e klubeve serbe në territorin e Kosovës.

Pak kohë më parë, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, për pjesëmarrjen e klubeve serbe të Kosovës në kompeticionet e Serbisë, kishte deklaruar për “Express” se nëse UEFA nuk e ndalon një gjë të tillë, autoritetet në Kosovë do ndërmarrin veprime të tjera, pasi ardhja e klubeve serbe në territorin shqiptar është kundër Kushtetutës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura