Skandal në Kosovë, ish-ministrja Vlora Çitaku ka shpenzuar 9440 euro për dy bileta avioni

May 29, 2015 | 11:38
SHPËRNDAJE

Ish-ministrja e Integrimit Europian në Kosovë, Vlora Çitaku është vënë në qendër të një skandali me fondet e ministrisë që ka drejtuar vitin e kaluar.

Ish-ministrja e Integrimit në Kosovë, Vlora Çitaku

Sipas një raporti të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në Kosovë, Vlora Çitaku ka shpenzuar plot 9440 euro për dy bileta avioni të klasit të parë.

Në këtë mënyrë ajo ka shpenzuar më shumë se sa përcaktojnë dietat qeveritare për udhëtime jashtë vendit, duke i shkaktuar një dëm prej 5718 eurosh ministrisë.

Këto bileta sipas ZAP-it , ishin paguar për udhëtimet Prishtinë-Romë-Uashington në vlerë 3681 euro dhe Uashington-Stamboll-Prishtinë në vlerë 3603 euro. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura