Ndeshja e parë e turit të parë të Kupës së Shqipërisë mes Tomorit dhe Bylisit, e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit të Çorovodës, është shndërruar në një skandal të vërtetë.
Forcat e rendit të Çorovodës nuk janë treguar aspak serioze që në fillim teksa ndeshja nisi me vonesë për shkak të mosparaqitjes të tyre në kohë në stadium. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërkohë që edhe pjesa e dytë filloi sërish me vonesë sepse policia u largua nga stadiumi për disa minuta. Pas rifillimit të ndeshjes, Bylisi kaloi në avantazh në minutën e 58 me anë të Limajt. Rreth minutës së 65-të forcat e rendit u larguan sërish nga stadiumi duke sjellë ndërprerjen përfundimtare të takimit.
Probleme me prezencën e forcave të rendit pati edhe në Kavajë për ndeshjen Besa-Tirana. Ky takim filloi 15 minuta me vonesë, vetëm pasi klubi kavajas siguroi prezencën e policisë private në stadium.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al