Skandal në Ballsh, Feçor Shehu shpallet “Qytetar Nderi”

Nov 21, 2014 | 10:38
SHPËRNDAJE

Feçor Shehu gjate seancave gjyqesore

Skandal në Ballsh, nderohet me titull Feçor Shehu, tmerri i kohës së diktaturës. “Panorama” shkruan sot se Këshilli Bashkiak i këtij qyteti i ka dhënë titullin pas vdekjes ishkreut të Sigurimit të Shtetit dhe ministrit të Brendshëm në vitet 1970- 1982, duke i hapur rrugë një debati për figurën e tij.

Feçor Shehu është cilësuar dhe si “mekanizmi vrastar” i Sigurimit të Shtetit për krimet e komunizmit. Por sot, në vitin 2014, ai nderohet nga Ballshi si një ndër personat që kanë dhënë kontribute jo vetëm për zonën e Mallakastrës, por dhe për mbarë vendin. Propozimin e kanë bërë veteranët e luftës, duke kërkuar nderimin e Feçor Shehut si person që ka dhënë kontribute me rëndësi gjatë luftës nacionalçlirimtare dhe për ngritjen e shërbimit sekret në Shqipëri.

Por, emri i tij ka përplasur këshilltarët, duke bërë që vetëm e djathta të votojë titullin për ishministrin e Brendshëm, i pushkatuar dhe vetë nga regjimi në vitin 1983. Mësohet se në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak janë propozuar 13 figura me zë në zonën e Mallakastrës dhe më gjerë, si dhe ekipi kombëtar i futbollit. Lista ka qenë e shpërndarë para mbledhjes për këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Ballshit. Kur kanë shkuar në sallë, të majtët, të cilët kanë vetëm 8 anëtarë në Këshill, e kanë bojkotuar mbledhjen kur kanë parë mes tyre dhe emrin e Feçor Shehut. Në sallë mbetën vetëm anëtarët e djathtë, bashkë me kryetaren e Këshillit Bashkiak, Anila Goxhaj.

Kjo e fundit mësohet se prej disa muajsh ka kaluar nga PS-ja që e kandidoi në krye të Këshillit në të djathtë, duke bërë që të ndryshojë maxhoranca. Sipas burimeve nga Këshilli Bashkiak i Ballshit, Shehu i propozuar për këtë titull nga veteranë e pasardhës veteranësh, ka arritur të marrë të gjitha votat e të pranishmëve në sallë. Motivacioni për të cilin u nderua Shehu ishte “Si protagonist i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Mallakastër dhe si personalitet në formësimin e Shërbimit Informativ Shtetëror”.

Specialen e plote nga Elida Domi e lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura