Arrestimi i infermierit, tentoi të përdhunonte të miturën. Xhaxhai e kapi mbesën duke folur në FB me të

Aug 5, 2015 | 7:10
SHPËRNDAJE

Pacientja e mitur e kallëzoi infermierin në polici për tentativë përdhunimi, pasi xhaxhai i saj e ka kapur në një bisedë rastësore në rrjetin social “Facebook”, duke folur me të. “Panorama” shkruan se ajo ishte fejuar që në moshën 13-vjeçare (vajza është e komunitetit rom), por i fejuari i saj prej disa kohësh ishte larguar drejt Gjermanisë për të kërkuar azil dhe ndodhej në kamp atje.

elbasan,-pacientet
Rastësisht biseda e saj në Facebook me 26-vjeçarin është zbuluar nga xhaxhai i saj. Atij i ka bërë përshtypje koha e gjatë që shpenzonte mbesa e tij në celular dhe pasi ia ka marrë atë nga dora, ka zbuluar se ajo nuk fliste me të fejuarin, por me një djalë tjetër.

Pas marrjes në pyetje nga familja, e mitura është detyruar të pranojë se fliste me infermierin të cilin e kishte njohur në spital. Madje ajo u ka pohuar se ai kishte tentuar ta përdhunonte. Kjo deklaratë e saj, ka bërë që familja të denoncojnë rastin në Polici.

Bazuar në dëshminë e së miturës, policia ka kryer ndalimin e të riut, por sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk përjashtohet as dyshimi se e gjitha kjo të jetë një sajesë e së miturës me qëllimin e vetëm që të justifikonte lidhjen nëpërmjet Facebook-ut.

Dyshohet se nga frika e prindërve dhe xhaxhait të saj, ajo ka mohuar “flirtet” e saj në Facebook dhe më pas u ka thënë historinë e tentativës së përdhunimit. Gjithsesi, ngjarja po hetohet dhe nuk përjashtohet asnjëra prej pistave.

E mitura S.B. është paraqitur në orët e vona të së hënës në Polici me nënën dhe të afërm të tjerë. Ajo ka deklaruar se infermieri, më 27 korrik, në kohën që ajo ka qenë e shtruar në pavijonin e Nefrologjisë, ka tentuar ta përdhunojë.

Me të marrë këtë denoncim, në prani edhe të psikologes së Policisë, kjo e fundit, rreth orës 00:30 të mëngjesit të së martës, ka shkuar në banesën e 26-vjeçarit të marrë me qira dhe ka bërë arrestimin e tij.

Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka qenë i shokuar nga ndalimi, dhe më pas edhe nga akuza. Ai ka pohuar se e njeh vajzën pasi i ka shërbyer asaj si shumë pacientëve të tjerë, por që në asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën e bërë ndaj tij.

“As nuk më ka shkuar mendja ta kryej një akt të tillë, dhe jo më të tentoj të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Jam përpjekur të kryej vetëm detyrën time, duke treguar herë pas here humanizëm dhe respekt si me të gjithë pacientët e tjerë”, ka pohuar Duka.

spital

Më pas, në prani edhe të psikologes, Duka është ballafaquar edhe me të miturën, ku mes këtij debati ka pasur mos rakordime në ballafaqim.

“Ai kishte rreth 1 vit e gjysmë që punonte në spital dhe nuk ka paraqitur asnjëherë ndonjë sjellje të dyshimtë. Nuk është e mundur që të kryhet një tentativë përdhunimi këtu. Si pasojë e temperaturave të larta, të gjitha dyert e dhomave të pavijonit janë të hapura, dhe në çdo moment spitali ka staf mjekësh, infermierësh, madje në të gjitha dhomat e pacientëve qëndron një i afërm. Në rastin e së miturës, ajo ka qenë gjithnjë e shoqëruar nga nëna e saj dhe flinin bashkë. Edhe në tualet shoqërohej nga e ëma”, shprehen infermierë të tjerë të spitalit.

 

 
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura