“S’kam dalë kurrë pa maskë e doreza”- Këngëtarja shqiptare infektohet me COVID-19: Njerëz të papërgjegjshëm, mos e fshihni që jeni me koronavirus

Jul 8, 2020 | 16:01
SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare Adelina Thaçi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Adelina Thaçi bëri të ditur vetë lajmin në një postim në Facebook.

Ajo u shpreh se nuk ka dalë kurrë nga shtëpia pas maskë e doreza. Madje shtoi se 3 muajt e parë ka qëndruar e izoluar në banesë.

Këngëtarja tha se ka shumë njerëzve të papërgjegjshëm që nuk tregojnë që janë më koronavirus.

Ndërsa u bëri apel që të mos e mbajnë të fshehtë nëse janë të prekur.

Postimi i plotë:

Të dashur miq e familjarë,

Pas kaq muajve të kujdesit në maksimum nga ky virus, pa dalë asnjëherë pa maska pa doreza, besa 3 muajt e parë as nga shtëpia.

Në mesin e kësaj popullate, kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin pa asnjë fije turpi.

Unë kisha në këto simptoma para dy ditësh, pra:

  • Lodhje të madhe të trupit
  • Dhimbje të syve, lart, poshtë, anash, dhimbje koke dhe qafe.
  • Unë s’kam humbje të shijes e as të nuhatjes, si edhe as kollë.
  • Temperaturë 37.5

Pra këto ishin simptomat e mia.

Dhe e bëra testin, ku para pak çastesh më rezultoi pozitiv.

Ju lutem mos fshihni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni duhet t’iu vijë turp dhe e di që jeni të shumtë!

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura