“S’kam bërë asnjë hap pa pasur një dritë jeshile”- Beatrix Ramosaj rrëfen si ndihet në lidhje me Donald Veshaj: Ndenja ime për të nuk ndryshon…

Dec 4, 2021 | 11:20
SHPËRNDAJE

Pas diskutimeve mes Donald Veshajt dhe opinionistëve të Big Brother VIP, në dhomën e rrëfimit, direkt pas tij u thërrit Beatrix Ramosaj. Këngëtarja ka treguar se ndihet shumë në siklet, pasi u transmetuan video mesazhet e Bora Zemanit e cila ishte në pritje te Donald Veshajt për t’u sqaruar jashtë, pas puthjeve që shkëmbyen në emision!

Ramosaj është shprehur se ka pasur ndjenja që në fillim për Donald, por nuk donte t’i tregonte sepse e dinte që nuk është gjëja e duhur. Ndikimi i banorëve sipas saj dhe largimi i Semi Jaupajt nga shtëpia bëri ajo t’ia shfaqte tëheqjen që kishte ndaj aktorit të humorit.

Beatrix Ramosaj tha se nuk do të merrte asnjë hap nëse nuk do të kishte një dritë jeshile nga Donaldi.

“Ndihem mbi re edhe nën re, gjithë këtë kohë. Nuk më ka shqetësuar asnjë gjë deri në momentin që të gjithë banorët po më ngacmonin mua dhe Donaldin. Kur ka qenë Semi brenda, ka qenë normale çdo gjë. Në qoftë se kam pasur një pëlqim e kam mbajtur përbrenda, nuk e kam thënë sepse nuk e kisha menduar kurrë, ishte një gjë që nuk bëhej. Pas rrëfimit të Beniadës dhe Meridianit që kishin parë një kimi mes nesh situata u bë shumë e sikletshme, e kam përjetuar shumë.

Nuk kam bërë asnjë hap, as nuk e kam menduar kurrë pa pasur një dritë jeshile apo një siguri nga ana e Donaldit. Nga ana e tij ka një ndjenjë të fortë mund të them…

Unë jam femër vetë, i kam thënë që jam shumë në siklet, është shumë situatë e vështirë. Kur më tha unë nuk dua që ti të jesh në siklet, unë nuk dua që ti të mërzitësh edhe thash OK, u hodha. Dy njerëz që kanë kaluar një histori dhe janë dashur shumë, është më se e kuptueshme që dashuria do ngelë, por pjesa e respektit më dhemb më shumë. Ndihem shumë keq. Dashuri aq të forta e di që është shumë e vështirë që të mbyllen.

Nuk do isha hedhur aq lehtë Arbana, më beso. E dashuroj bukur dhe verbër. Mund t’i kisha marrë hapat pak më sigurt, mendova se isha e qartë kisha shumë besim. Jam shumë në siklet që ndodhëm në një situatë të tillë, por ndenja ime për të nuk ndryshon…”, tha Beatrix Ramosaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura