Skafi pranë Karaburunit, ja sa drogë po transportonin shqiptari me italianët

Jan 27, 2017 | 20:49
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit njofton se ka goditur një tjetër rast te tentativës për të trafikuar lëndë narkotike me skaf në drejtim të Italisë.

Si rezultat i një operacioni të përbashkët ndërmjet shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Guardia di Finanza, rreth orës 16:30, 23 milje larg Karaburunit në det të hapur u bë e mundur kapja e një motoskafi të ngarkuar me lëndë narkotike.

Në motoskaf gjendeshin dy shtetas Italianë dhe një shqiptar, të cilët për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë e hodhën lëndën narkotike në det. Aktualisht po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në dy vendet.

16395746_338350539898278_2147323195_n

Tre të arrestuarit gjate operacionit te perbashket mes Policise se Shtetit dhe Guardia di Finanza:

F.O. 48 vjeç, Brindisi; D. L. 59 vjeç, Brindisi A.Q, 32 vjeç Vlorë

Pas grumbullimit te lendes narkotike ne det rezultoi se u gjeten dhe u sekuestruan 43 pako te medha me peshe totale 760 kg lende narkotike kanabis sativa.

16344381_338350529898279_210389175_n 16358717_338350519898280_519125474_n 16395667_338350516564947_1815924151_n 16296128_338350513231614_321155916_n 16295936_338350509898281_51678747_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura