Skafi me 4 persona rrezikon të mbytet në Karaburun

Aug 5, 2017 | 17:08
SHPËRNDAJE

Një skaf ka rrezikuar të mbytet mesditen e sotme në brigjet e Karaburunit. Burimet e policisë bëjnë me dije se kanë qenë 4 persona që udhëtonin në bordin e skafit, por për shkak të një defekti në motor, mjeti ka rrezikuar të fundoset.

skaf

Më pas personat kanë telefonuar policinë kufitare për defektin.

“Ju lutem na ndihmoni, kemi ngelur në mes të detit me skaf. Ka defekt në motor”, mësohet se kanë thënë në njoftimin e policisë kufitare pushuesit. Menjëherë policia kufitare i shkoi në ndihmë, duke rimorkiuar skafin e duke shmangur kështu një tragjedi.

Mjeti ujor është nxjerrë më pas nga policia kufitare në bregdetin e Radhimës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura