“S’ka konferencë donatorësh t’i mbulojë llumin”, Kryemadhi flet për integrimin: Afati i fundit i Ramës është 15 marsi, më pas ne si opozitë …

Feb 18, 2020 | 19:16
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se afati i fundit i kryeministri Edi Rama është data 15 mars, që është miratimi i Reformës zgjedhore.

monika kryemadhi 1

Në këtë ditë kryemadhi ka theksuar se opozita i mbyll hesapet me kushtet e Bundestagut gjerman dhe më pas është radha e Ramës për të plotësuar kushtet që nis që nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Në takimin me strukturat e LSI-së, në Durrës, Kryemadhi tha se llumi i kryeministrit Edi Rama është aq i madh sa nuk ka konferencë donatorësh që t’ia mbulojë, ndërsa theksoi se nëse do dështojmë sërish në negociata përgjegjësia i takon kryeministrit.

“Duhet të kthehemi tek palca e LSI-së dhe t’i kërkojmë falje për gabimet që kemi bërë. Sepse ne kemi bërë edhe gabime sepse siç them unë të hash buke dhe të mos bësh thërrime është pak e vështirë.

Ne duam që jo vetëm ta kthejmë Durrësin në atë strukturë energjike, por të jetë lider e strukturave të LSI-së në të gjithë Shqipërinë.

Duhet ta dini se sa më e egër bëhet rilindja aq më e dobët është. Sa më e agresive bëhet rilindja aq më e pamundur është dhe 15 marsi është afati i fundit e Ramës, miratimi i Reformës zgjedhore. Ne si opozitë i mbyllim detyrimet tona me kushtet e Bundestagut dhe më pas fillojnë tetë detyrimet e Edi Ramës. Nuk ka konferencë donatorësh që do ti mbulojë llumin që ka ngritur Rama në Shqipëri.

Nëse ai do kërkojë mënyra për ta zgjatur është përgjegjës për çdo gjë që do  ndodhë dhe do ta vuajnë shqiptarët.

Të jetë iu kujdesshëm se shqiptarët vërtetë janë të lodhur, por sot edhe fëmija më i vogël është shumë vigjilent ndaj Ramës dhe kastës së tij. Askush nuk do ta falë Edi Ramën dhe shpurën e tij”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura