S’ka fitues mes Liverpulit dhe Arsenalit, barazojnë edhe Çelsi e Siti (VIDEO)

Jan 13, 2016 | 23:07
SHPËRNDAJE

Liverpuli dhe Arsenali janë ndarë në një barazim 3-3 në kryendeshjen e javës së 21-të të Premier Ligës angleze.

ZhiruPlot gjashtë gola u shënuan në “Andfield” ku fillimisht ishte Liverpuli që kaloi në avantazh pas një goli të Firminos.

Ende pa dalë gëzimi për golin, Arsenali barazoi me anë të Aron Ramsit, pak para se Firmino të shënonte sërish.

Për golin e barazimit të dytë, mendoi Olivier Zhiru. Në pjesën e dytë ishte francezi që e kaloi në avantazh Arsenalin për herë të parë, ndërsa Allen në minutën e 90-të i dha një pikë skuadrës së Klopit.

Çelsi ngec me Uest Bromuiçin

Çelsi ka ngecur në një barazim 2-2 me skuadrën modeste të Uest Bromuiç në shtëpinë e tij. Azpilikueta kaloi “Blutë” në avantazh, por Garder barazoi që në pjesën e parë.

MekAuli shkaktoi një autogol në pjesën e dytë duke i dhënë avantazhin e përkohëshëm Çelsit, ndërsa MekKlin korrigjoi gjithçka në minutat e fundit të lojës.

Siti ndalet nga Evertoni

Barazim në shtëpi ka regjistruar edhe Mançester Siti që është ndalur pa gola nga Evertoni.

Djemtë e Pelegrinit kishin një shans të mirë që t’i afroheshin Arsenalit kryesues, mirëpo nuk ia dolën.

RENDITJE

21-Angli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura