S’ka ende gjyq, Elton Kale mbetet në ajër

Aug 21, 2018 | 12:00
SHPËRNDAJE

Elton Kale mbetet në ajër. Sulmuesi brazilian nuk ka arritur të hapë ende një gjyq në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF. “Panorama Sport” mëson nga burime zyrtare në institucionin e futbollist, se pavarësisht faktit që lojtari ka konfirmuar hapjen e gjyqit, mësohet se deri dje nuk e ka bërë këtë gjë, por vetëm është interesuar për të marrë një kopje të kontratës me Kukësin në institucionin e futbollit.

kale vlore

Situata është e tillë, që lojtari ka edhe një vit kontratë me Kukësin, por ai pretendon se është i lirë. Në këto kushte, ai ka firmosur me Flamurtarin dhe ka depozituar kontratën në FSHF, mirëpo federimi është i pamundur. Deri në këtë moment nuk ka asnjë proces gjyqësor në FSHF dhe mbetet që një nga palët t’i drejtohet Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve. Kale duhet të ankohet për kontratën me Kukësin, ndërsa klubi verilindor mund të padisë lojtarin dhe skuadrën vlonjate, ku dhe braziliani është stërvitur që prej muajit korrik dhe deri më tani.

kale

Një situatë e ndërlikuar, me Kukësin që është i sigurt se Kale do të kthehet në ekip dhe do të vijojë karrierën me verilindorët. Vetë futbollisti ka akuzuar klubin se i kanë falsifikuar kontratën, duke i ndryshuar datën, që në këtë mënyrë bënte rinovimin automatik. Kale pretendon se e ka njoftuar klubin brenda afateve për mosrinovim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura