“S’ka diskutim për qeveri tranzitore”, flet Gjiknuri: S’ka pse PD të përfshihet në lojën e Presidentit. Ato që s’u arritën me luftë në rrugë…

Feb 20, 2020 | 12:47
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri, bashkekryetari i komisionit per Reformen Zgjedhore, pas mbledhjes së sotme të Këshillit Politik ne prani te perfaqesuesve te opozites, dha pergjigje te prere per kerkesen per qeveri teknike nga ana e opozites.

gjiknuri

Nderkohe qe pyetur për deklaratat e Presidentit për shpërndarje parlamenti apo tubim më 2 mars, deklaroi se “PD nuk ka pse të përfshihet në lojën e Presidentit kur i është rikthyer rrugës institucionale”.

”Unë besoj se PD është për të miratuar Kodin Zgjedhor në bashkëpunim me ne dhe Kuvendin. Nëse vërtet duna dhe kanë vendosur t’i kthehen insitucioneve s’kanë pse PD te përfshihet në lojën e Presidentit”- tha ai.

Sipas Gjiknurit, “Nuk ka diskutim për qeveri tranzitore, ato gjëra që nuk u arritën me luftë në rrugë s’mund të arrihen me negociata. Kjo është diçka e mbyllur, nuk e shoh si problem”.

Duke dhene detaje per takimin e sotem, Gjiknuri tha: Sot patëm diskutimin e radhës të këshillit politik të Reformës Zgjedhore. U diskutuan disa nga propozimet e PD. Me keqardhje konstatuam disa propozime të cilat për mendimin tonë kërkojnë rishikim sepse nuk mund të vënë në pikëpyetje të gjithë Reformën në Drejtësi”.

Me tej, Gjiknuri nenvizoi se “Diskutuam dhe për çështje të tjera për të cilat jemi duke gjetur kompromis për disa shqetësime që kanë ata, siç është në lidhje me policinë. Çështja e sinjalizuesve që e ka sjellë PD, po gjejmë kompromisin. Çështja me roli e policisë, disa propozime të PD edhe ato propozime besoj do t’i pranojmë. Ka disa propozime që janë të karakterit garantues, teknik, do t’i pranojmë”.

Sa per propozimin e PD per moratorium te gjyqtareve te zgjedhjeve nga vetingu per 4 vjet, ai tha se “nuk është normale qe Vetingu nuk mund të bllokohet për shkak të formimit të Kolegjit Zgjedhor”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura