“S’ka Asociacion të Komunave Serbe pa heqjen e strukturave paralele”

Apr 21, 2015 | 10:25
SHPËRNDAJE

Edita Tahiri, ministre për Dialog, paralajmëron se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë do të ndodhë vetëm atëherë kur Serbia të heqë dorë nga mbështetja e strukturave paralele në veri, raporton “Zëri”.

Edita Tahiri

Gjatë një bisede për gazetën “Zëri”, Tahiri bën të ditur se shteti i Serbisë nga tetori i vitit të kaluar ka rritur përkrahjen për strukturat paralele në veri dhe për këtë Qeveria e Kosovës ka njoftuar edhe Bashkimin Evropian.

Për themelimin e Asociacionit palët janë pajtuar para dy vjetëve në Bruksel.

Nga 15 pikat e kësaj Marrëveshjeje, 6 flasin vetëm për themelimin e Asociacionit që serbët e quajnë “Zajednica” (Bashkësi) e tashmë edhe emërtimi i saj është shndërruar nga Asociacioni në “Bashkësia e Komunave Serbe”.

Kosova dhe Serbia kanë shënuar dyvjetorin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje e arritur në Bruksel mes ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Ivica Daçiç, nën ndërmjetësimin e baroneshës, Catherine Ashton, raporton “Zëri”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura