“S’jemi çift i hapur”- Wanda Nara tregon si zbuloi tradhtinë e Mauro Icardit: Po kontrolloja telefonin e tij për … I kërkoj falje China Suarez

Nov 24, 2021 | 16:00
SHPËRNDAJE

Agjentja sportive, Wanda Nara ka folur publikisht se si zbuloi tradhtinë e bashkëshortit të saj, Mauro Icardi.

wanda nara mauro icardi

Modelja seksi gjatë një interviste për miken e saj Susana Gimenez, u shpreh: “Ishim në fshat me vajzat duke kalëruar. Po flisja me një vajzë që zakonisht organizon festat tona në Paris më kërkoi një foto dhe po shpresoja ta gjeja në celularin e Mauro. Aty zbulova bisedën më një grua të famshme, që tani e njihni të gjithë (aktoren dhe modelen Eugenia Suarez). U zemërova shumë, ndaj e bëra publike historinë. Mauro nuk kishte folur kurrë për një gjë të tillë.”

wanda nara mauro icardi (4)

Wanda Nara tha se publikimi i lajmit të tradhtisë në Instagram ishte një veprim i nxituar nga ana e saj, duke theksuar se ajo dhe Mauro Icardi nuk janë një çift i hapur.

wanda nara mauro icardi (10)

“Ishte faji im sepse përpara se të flisja me një shoqe apo motrën time, e publikova. Unë dhe Mauro i tregojmë gjithçka njëri-tjetrit. Gjithmonë kontrolloja celularin dhe nuk gjeja asgjë. Ne e nisëm lidhjen tonë si miq. Unë i tregoja gjithmonë gjithçka dhe ai më thoshte gjithçka. Unë jam e modës së vjetër: Ne s’jemi një çift i hapur. Për mua një mesazh i vogël do të thotë divorc. Në mesazhe ishin shkruar gjëra që unë s’do i thosha kurrë dhe nuk prisja që Mauro të mos më tregonte”, u shpreh ajo.

wanda nara mauro icardi (11)

Wanda Nara tregoi edhe reagimin e bashkëshortit të saj, pasi zbuloi tradhtinë: “Ai më tha se ishte një marrëzi, se ishte gabimi i jetës së tij. Më tregoi se kishte pasur një takim mes tyre, por s’kishte ndodhur gjë dhe unë e besoj. Ajo kishte ardhur në Paris. Por të ishte në vendin tim, Mauro do ishte divorcuar.”

wanda nara mauro icardi (9)

Më pas modelja i kërkoi falje China Suarez për reagimet e tij të tepërta dhe fyerjet publike: “S’kemi qenë ndonjëherë shoqe, thjesht një marrëdhënie e përzemërt. U zemërova shumë me të, por më pas kuptova që s’kishte kuptim ta ktheja në personale. Kur fola me të, i kërkova falje që iu drejtova me fjalë të pahijshme në rrjetet sociale.”

/Panoramaplus.al

wanda nara mauro icardi (3) wanda nara mauro icardi (2) wanda nara mauro icardi (1) wanda nara mauro icardi (12) wanda nara mauro icardi (8) wanda nara mauro icardi (7) wanda nara mauro icardi (5) wanda nara mauro icardi (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura