Sjellësit e fatkeqësisë “Rama”

May 18, 2018 | 11:53
SHPËRNDAJE

BalliuKLEVIS BALLIU

Qeverisja e sotme ka treguar plot gjëra, të cilat do të surprizonin jo vetëm  … opozitën dhe popullin e vendit, por çdo ndërkombëtar, aktor apo institucion zyrtar dhe jozyrtar. Por në Shqipëri është ndryshe. Askush sot nuk është i surprizuar nga rrënimi ekonomik apo inkriminimi i institucioneve të shtetit, droga, vrasjet, pasi çdo shqiptar e njeh se kush është Edi Rama. Rama është lexuar nga politikanët dhe shqiptarët në fakt që përpara se të vinte ministër Kulture në Shqipëri.

Që Rama është fatkeqësi kombëtare është një fakt, pasi mjafton të shohësh që Shqipëria sot kontrollohet nga bandat, që shqiptarët sot janë më të varfër se kurrë, që Shqipëria sot ka lidhje me të ngushta me Lindjen se sa me Perëndimin. Por çështja nuk është kjo. Pasim siç thashë dhe më sipër, Rama njihej se kush ishte përpara se të kthehej nga rrugët e Parisit. Çështja është, që kush e solli këtë fatkeqë- si? Atë e solli Fatos Nano, i cili pavarësisht se ishte koshient për gjendjen psikologjike dhe ligësinë e Ramës e vendosi atë ministër Kulture.

Fatos Nano ishte koshient që Rama ishte një piktor dështak që rrinte poshtë urave të Parisit, me thonjtë pa prerë, siç ka deklaruar vetë ish-Kryeministri. Dhe pavarësisht këtij informacioni, me papërgjegjshmërinë që e karakterizonte ishKryeministrin Nano, ai e solli këtë fatkeqësi në Shqipëri. Dhe sot ai ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme për gjendjen në të cilën fatkeqësia “Rama” e ka çuar Shqipërinë. Sikur kjo mos të mjaftonte, Partia Socialiste, pas humbjes së pushtetit, si për inat të shqiptarëve që s’e votuan në 2005, zgjodhi të bënte kryetar të saj, pikërisht Edi Ramën, duke i futur kështu thikën në palcë interesit kombëtar.

Partia Socialiste ishte koshiente për lidhjet mafioze të Ramës, për shkak të aferave të tij korruptive me ndërtimin e pallateve. Shumë nga ato pallate ishin ndërtuar me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar. Partia Socialiste ishte koshiente për 20% e Ramës në çdo pallat, pra, ajo e njihte babëzinë e Mr. 20%. Dhe pavarësisht kësaj, e bënë këtë “fatkeqë- si” të merrte telat e pushtetit të partisë. Me ato tela ai arriti të asgjësojë Partinë Socialiste, për të krijuar kështu makinerinë e krimit që njihet sot si Rilindja. Dhe për këtë, një ditë kjo parti do ta kujtojë zgjedhjen e Ramës kryetar të saj, si dita e tradhtisë ndaj interesit kombëtar nga Partia Socialiste.

Por kjo fatkeqësi do të ishte ndalur, në qoftë se pushteti i tretë nuk do ta kishte mbështetur këtë monstër politike. Po, disa media, analistë dhe gazetarë, të cilët sulmonin qeverinë e Sali Berishës për të sjellë Ramën në pushtet. Këto analistë e gazetarë i dhanë një mbështetje të pashembullt në histori këtij personi, pavarësisht se ata i njihnin të gjitha mëkatet e tij brenda dhe jashtë politikës.

Pasi mëkatet e Ramës ishin tashmë të njohura për publikun, për shkak të denoncimeve të shumta të bëra nga opozita e Sali Berishës dhe më pas dhe nga qeverisja e Sali Berishës. Pavarësisht se këto instanca mediatike e njihnin lidhjen e Ramës me drogën dhe narkotrafikantët, ato për hir të parave apo edhe pozicioneve të punës e mbështetën atë. Në këtë mënyrë, ato me analistë të shitur si të pavarur, me gazeta të shitura si të pavarura, me emisione të shitura si të pavarura, i dhanë atij të gjithë mbështetjen që i duhej për të marrë në dorë pushtetin qendror.

Fatos Nano, Partia Socialiste dhe këto instanca mediatike të korruptuara sot duhet t’i kërkojnë falje shqiptarëve që sollën këtë fatkeqësi në dyert e tyre. Pasi Rama është ai që është dhe të gjithë e njohin, e di dhe ai vetë, kurrë nuk është munduar as t’i fshehë lidhjet e tij personale me drogën dhe lidhjet e tij të biznesit me narkotrafikantët. Ai kurrë nuk ka fshehur gjendjen e tij psikologjike, por e tregonte atë haptazi kur dilte me sëpatë në dorë në rrugët e Tiranës apo kur bërtiste “o DOOOOOOKTOOOOOR…” në mitingjet e Fatos Nanos. Sot shqiptarët duhet t’i kërkojnë llogari fatkeqësisë kombëtare “Rama”, por edhe kumbarëve të kësaj fatkeqësie.

*Deputet i PD

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura