Sizmiologu zbulon numrin e pazakontë të tërmeteve që ranë gjatë natës dhe paralajmëron

Sep 22, 2019 | 11:28
SHPËRNDAJE

Sizmiologu Rrapo Ormeni ka folur në një lidhje telefonike për “News 24”, lidhur me situatën e rëndë nga tërmetet e njëpasnjëshme në vend.

1531119061_rrapoormeni-2

Sizmiologu tha se rreziku i tërmeteve ka kaluar, pas lëkundjes së fuqishme 5.8 ballë pasditen e djeshme, ndërsa theksoi se lëkundjet do të vijojnë.

“Ka qenë një natë me më pak lëkundje se dje. E vetmja lëkundje e fortë ishte ajo 4.9 ballë. Që prej pasdites së djeshme, janë regjistruar 297 goditje. Nga ora 12 e natës janë regjistruar 87 goditje, por me magnituda të vogla”, tha ai.

E kemi kaluar rrezikun?
Themi që goditja kryesore ka kaluar, goditje pas goditjeve do të kemi, por nuk do të jenë të rrezikshme.

Sa kohë vazhdojnë këto pas-goditjet?
Vazhdojnë me ditë dhe me javë, por në rënie. Madhësia e tyre vjen vetëm duke u zvogëluar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura